24-vjeçari vret 3 persona, policia: Është mbyllur në një shtëpi, ka disa pengje

Një 26-vjeçar, i cili dyshohet se ka vrarë tre persona në Falls Township, Pensilvani, sipas medieve të huaja është mbyllur në një shtëpi në Trenton, Nju Xhersi, dhe po mban disa pengje.

Gjithçka filloi në Viewpoint Lane në Falls Township rreth orës 9 të mëngjesit, kur policia e Falls Township iu përgjigj raporteve për të shtënat, shkruan CNN.

Atje, policia thotë se Andre Gordon, 26 vjeç, qëlloi për vdekje dy persona dhe iku me një automjet të vjedhur.

Më pas ai shkoi me makinë në një shtëpi në Edgewood Lane, gjithashtu në Falls Township, ku policia thotë se ai qëlloi për vdekje një person të tretë rreth orës 9:15 të mëngjesit.

Pasi u largua nga ajo vendndodhje, policia thotë se ai goditi me armë një shofer jashtë Dollar General në Bristol Pike në Morrisville. Ai iku nga vendngjarja me Honda CRV gri të errët.

Pak kohë më vonë, autoritetet konfirmuan se Honda u gjet në  Trenton dhe se ekipet e SWAT po mblidheshin në një shtëpi aty pranë për të kërkuar Gordon./albeu.com