Ѕa herë duhet të bëjmë daѕhuri рër të qenë çift i shëndetshëm? Рѕikologu jep përgjigjen befasuese

Të rinjtë duket se po kryejnë gjithnjë e më pak marrëdhënie s e k s uale. Studimet e fundit tregojnë se intimiteti te të rinjtë ka rënë ndjeshëm. Për të folur për këtë çështje ishte i ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan psikologu Jashar Demiri.

Ai ka treguar se dikur marrëdhëniet intime kanë qenë më të shpeshta ndërsa tani çiftet janë më të distancuar. Gjithashtu ai ka treguar se sa herë duhet të bëjë dashuri një çift për të qenë i shëndetshëm. Psikologu është shprehur se çifti duhet të kryejë marrëdhënie sa herë që ndjen dëshirë, por dy herë në vit, për të është shumë pak.

Rudina Magjistari: Si rekomandohet nga këndvështrimi juaj si specialist, për ta bërë një jetë të shëndetshme, një çift në moshë mesatare sa të shpeshta duhet të jenë marrëdhëniet mes tyre?

Jashar Demiri: Kjo është diçka individuale. Norma të prera nuk ka. Norma është të bësh aq sa të mundesh, por gjithmonë duke ndier një uri të lehtë, jo teprim, jo mbingopje. Normat janë individuale. Ka çifte që bëjnë çdo natë dhe ndihen shumë mirë, ka çifte që e bëjnë një herë në javë, ashtu është norma e tyre.

Rudina Magjistari: Po ata që e bëjnë një herë në muaj, apo dy herë në vit?

Jashar Demiri: Ajo është e paktë. Por mesatarja për çiftet e reja është dy herë në javë, apo tre herë në javë. Norma është që të bëjë njeriu sa herë që ndjen, pa u sforcuar. /tvklan.al