WhatsApp po teston një veçori të re që, për herë të parë, do t’i lejojë përdoruesit të dërgojnë mesazhe pa përdorur telefonin e tyre.

Aktualisht, WhatsApp është i lidhur me telefonin e një përdoruesi. Aplikacionet e tij në desktop dhe në web kanë nevojë që të lidhen me celularin për të marrë e dërguar mesazhe.

Advertisements

Por risia që do të vijë shumë shpejt, do t’i lejojë përdoruesit të dërgojnë dhe të marrin mesazhe edhe nëse telefoni është i fikur, shkruan BBC.

WhatsApp tha se deri në 4 pajisje të tjera, si PC dhe tablet, mund të përdoren së bashku.

Advertisements

Si fillim, ky opsion do të jetë i vlefshëm vetëm për një grup të vogël përdoruesish dhe ekipi planifikon të përmirësojë performancën dhe të shtojë veçori të tjera para se ta mundësojë atë për të gjithë. Kjo gjë është kërkuar prej kohësh nga përdoruesit e WhatsApp, të cilët raportohen të jenë rreth 2 miliardë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

Advertisements

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVIDEO/ “E kishte me nxitim”, kapet taksisti me 171 km/h! Arrestohen 12 shoferë të pirë në timon
Artikulli tjetërE rëndë në Itali! Alarmohen kalimtarët, shqiptari vrìtêt me thìkë në mes të rrugës