TRO*DITET SHQIPËRIA! VR*TET 20 VJEÇARI(EMRI)

Detaje të reja nga vrasja në Shkodër, ngjarje kjo e ndodhur në fshatin “Guci e Re”. Viktima është Pavlin Preka, 20 vjeç. Ndërsa autori mbetet i paidentifikuar.

Fillimisht ngjarja u raportua si vrasje me thikë, por Policia e Shkodrës bën të ditur se Preka është qëlluar me armë zjarri.

Mësohet se i riu është gjetur në oborrin e banesës së tij i pajetë nga familjarët.

Policia jep detajet e ngjarjes

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 14:50, në fshatin “Guci e Re”, është gjetur pa shenja jete shtetasi P. P., rreth 20 vjeç, dyshohet i vrarë me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.

Ndërkohë ëdhtë ngritur një Grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.