TR*NDITËSE NÊ ZVICËR, shqiptari VR*T gruan dhe i vë flakën shtëpisë, VS*S dhe vetë! Katër fëmijët e çiftit mbeten jetimë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Zvicër, ku raportohet se bashkëshorti 42 vjeçar ka qëlluar me armë zjarri gruan e tij 38 vjeçare, duke e lënë të vdekur në vend. Më pas, ai i ka vënë flakën shtëpisë dhe nga forcat zjarrfikëse është gjetur dhe vet i vdekur.

I dyshuari, sipas mediave në Kosovë është Ramiz Berisha nga komuna e Malishevës. Edhe gruaja e tij, por që identiteti nuk i bëhet i ditur, është po nga një fshat i kësaj komune të Kosovës.

Çifti Berisha kishin katër fëmijë të mitur dhe jetonin në fshatin Epagny të Zvicrës. Ngjarja tragjike ka ndodhur mëngjesin e 10 prillit dhe autoritetet ende janë duke punuar për konfirmimin e identitetit të viktimave, ndërsa mediat në Kosovë kanë publikuar dhe foton e autorit.

Kanë qenë banorët e fshatit të cilët kanë dëgjuar të shtënat me armë zjarri dhe kanë parë shtetasin Ramiz Berisha duke dalë nga shtëpia. Më pas ai është rikthyer sërish brenda, ku mendohet se pasi ka vrarë bashkëshorten, i ka vënë zjarrin shtëpisë dhe është djegur dhe vet brenda.