Një anije me emigrantë u mbyt në fundjvaë në brigjet e Panamasë, duke shënuar një viktimë mes tyre. Sic raporton tgcom24, në anije ndodheshin 20 emigrantë nga Venezuela dhe Kolumbia, të cilët u shpëtuan, por për fat të keq, humbi jetën një foshnje.
Anija, e cila ishte kthyer mbrapsht nga Shtetet e Bashkuara, sipas patrullës kufitare, po udhëtonte drejt Kolumbisë.
Sipas një deklarate nga Shërbimi Kombëtar Kufitar i Panamasë (Senafront), i cili është përgjegjës për operacionet e shpëtimit, anija mbante 19 emigrantë nga Venezuela dhe Kolumbia dhe dy trafikantë.
Senafront tha se anija u mbyt natën midis së premtes dhe të shtunës në brigjet e provincës autoktone bregdetare të Guna Yala, në verilindje të Panamasë, “për shkak të një dallge të fortë të shkaktuar nga moti i keq”.