Sporti në zi/ Aksidenti i merr jetën futbollistit të talentuar të Ajax (EMRI+FOTO)

Një lajm shumë i hidhur është njoftuar nga klubi i Ajax. Talenti i akademisë së holandezëve, Noah Gesser ka humbur jetën në një aksident mbrëmjen e djeshme, në qytetin Ijsselstein, në Holandë.

Vetëm 16 vjeç, Gesser udhëtonte me dy të afërm të tij dhe është përplasur kokë më kokë me një kampion. Si pasojë ka humbur jetën ish-sulmuesi dhe pasagjeri tjetër që ndodhej në makinë.

Shofer i automjetit është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën, siç raportohet nga policia. Ajax humbet një nga talentet më të mëdhenj të akademisë.

Gesser u bashkua me kampionët në vitin 2018 dhe Ajax priste që ai të ishte një nga talentet më të mëdhenj në Europë në pak vite. Fatkeqësisht talentit me origjinë nga Surinami i është prerë gjithçka në mes.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP