Plas sh*rri, burri shtyn gruan që ‘e tradhtoi‘ me familjarët: Fikeni diskun..

Mirela dhe Artani, bashkëshortët që kanë ardhur nga Italia në “Shihemi në Gjyq” janë në prag divorci. Sipas asaj që shpjegohet në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, shkak është bërë një pronë e blerë në Vlorë nga Mirela dhe vëllai i saj, Festimi.

Rezulton se pronar i saj është vetëm Festimi dhe Mirela ka dalë garant për vëllain. Kjo ka shkaktuar konfliktin mes çiftit pasi Artani e akuzon të shoqen se ka bashkëpunuar me Festimin. Acarimi i toneve bën që ata t’i kujtojnë njëri-tjetrit veprat që kanë bërë gjatë jetës. Artani thotë se vjehrra e tij s’e përkrah, edhe pse njërin nga kunetërit e ka mbajtur në shtëpi për 15 vjet. Mirela kundërpërgjigjet se ajo ka mbajtur nënën e tij për 20 vjet.

Artan: Kjo ka dalë garant për çdo gjë! Këtë gjë bëje burrë se jam garant unë! Më thuaj po ose jo: nëna jote ta pranon që është dyqani im sot? Po apo jo?

Mirela: Nëna ime do të mbajë djalin, s’do të mbajë dhëndrin! Do të mbajë nga djali!

Eni Çobani: Moj zonjë ç’është kjo gjë që përdor ti tani?

Mirela: Do të mbajë djalin znj. Eni, s’do të mbajë dhëndrin!

Eni Çobani: Moj zonjë, do të mbajë të vërtetën! Jo djalin apo dhëndrin, të vërtetën!

Mirela: Nuk e thotë të vërtetën!

Eni Çobani: Nëna juaj?

Mirela: Nëna ime nuk e thotë!

Eni Çobani: Pse, për ç’arsye?

Mirela: Sepse ajo thotë nuk i di llogaritë, nuk e di sa keni paguar!

Artan: Okej, e hoqëm nënën këtej. Vëllai i Gjermanisë që ka ndenjur 15 vjet tek unë, ka ngrënë dhe ka pirë, i ka çuar nëna ime kapuçinon te koka, e pranon?

Mirela: Avash ti se unë po bëj 20 vjet që po mbaj nënën tënde në shtëpi në Itali! 20 vjet po i çoj kafenë te koka!

Artani shtyn bashkëshorten dhe më pas vijon duke i kujtuar edhe sesi është kujdesur edhe për të atin e saj të sëmurë, por sot nuk e ndien të shpërblyer mirësinë e tij.

Mirela: Ore e komandon dot veten tënde ti? Me kë po flet ti?

Artan: Atje! (E shtyn sërish).

Ardit Gjebrea: Jo me dorë, të lutem!

Eni Çobani: Ore, 20 vjet kë ke mbajtur?

Mirela: Nënën e tij!

Eni Çobani: Po 15 vjet kë ke mbajtur?

Mirela: Vëllanë tim!

Eni Çobani: Po ç’është kjo, hotel e ke pasur shtëpinë ti?

Mirela: Motra e mban vëllain se në emigrim është jeta e vështirë!

Eni Çobani: Po e mban, por jo 15 vjet!

Mirela: Edhe 20 vjet do ta mbaja se e kam vëlla, motra nuk e hedh vëllanë poshtë! Edhe vëllait tënd i jam përgjigjur unë, kam qenë krah i djathtë për ty!

Artan: Fikeni një çikë këtë disk të prishur, fikeni një çikë! Okej se po e mbajmë Ilirin…

Eni Çobani: Iliri është vëllai tjetër?

Artan: Iliri është vëllai tjetër.

Eni Çobani: Që ka jetuar me ju.

Artan: Se unë u martova me të gjithë këta, mora vëllanë e kësaj 15 vjet në shtëpi, mora dhe të atin e kësaj për ta mbajtur deri në grahmën e fundit atje….

Mirela: Babain tim mos e zër me gojë se babai im erdhi për sëmundje, për hall dhe erdhi te djali, pavarësisht se unë isha vajza dhe do t’i përgjigjesha deri në fund babait!

Eni Çobani: Po mirë, përgjigjju babait deri në fund, por ai po thotë që të tërë të tutë kanë jetuar me ju!

Artan: Përgjigjju babait deri në fund, nuk të tha kush jo, por më thoni ku kam arritur unë sot që ju kam bërë vetëm mirë juve?/Tvklan/