OSBE jep verdiktin final per zgjedhjet: Shqiperia nuk mund te shkoje ne BE keshtu, ja cfare kemi zbuluar

“Unë kam mbërritur këtu në fund të marsit, në 2 prill filluam formalisht vëzhgimin. Më pas erdhën 26 vëzhgues afatgjatë, në 13 zona vëzhguan procesin, misioni u zgjerua më pas 240 persona, 130 vëzhgues ishin nga asambletë parlamentare. Një mision i madh vëzhgimi ishte. Pas disa ndryshimeve të sistemit zgjedhor dhe votimit nga jashtë… rekomandimet e mëparshme tonat kanë mbetur të pandryshuara.

Ne jemi të gatshëm të zgjidhim çështjet e pazgjidhura. Përgatitjet për zgjedhje ishin të menaxhuara mirë, patëm një bashkëpunim me KQZ. Në ditën e zgjedhjeve pamë se kishte zgjedhës se nuk e dinin si të votonin në disa qendra, pamë trajnimin e komisionerëve i cili mund të ishte më efikas.

Vëzhguesit tanë afatgjatë panë disa aktivitete zgjedhore. Fushata ishte e qetë, por pati sulme të vazhdueshme mes palëve në rrjete sociale. SPAK ngriti një task-forcë për hetimin e krimeve zgjedhore, përfshi mundësia që prokurorët të bashkëpunojnë me autoritet lokale Ne patëm takime me ta”, u shpreh Lamberto Zannier.

Farah Karimi, Koordinatore Speciale dhe drejtuese e vëzhguesve afatshkurtër të OSBE-së: Nëse lexoni do të shikoni se ne i kemi përmendur, kemi shkruar për këtë preson sidomos për presionin ndaj njerëzve në administratë publike. E kemi adresuar në raportin tonë. E përmendim si anë negative të asaj çfarë kemi parë dhe bashkëbiseduar. Është diçka që e kemi dëgjuar edhe nga vëzhguesit tanë afatgjatë.

Nuk ndihem e sigurt të themi të flas për policinë. Mund të them se gjatë takimeve që kemi patur me SPAK apo Prokurorinë e Përgjithshme, ata kanë përmendur disa raste që u janë referuar nga policia. Kjo është e vetmja gjë që mund të them. Ky është informacioni që kemi.
Top Channel