Ngjarja tr*gjike në Shkodër, nuk do e besoni dot nga se vd*q 3 vjeçari, motra e tij 6 vjecare ne gjendje kritike

Detaje të tjera kanë dalë në dritë mbi shkakun e ngjarjes së rëndë në Shkodër, ku një fëmijë 3-vjeçar humbi jetën në spital, ndërsa motra e tij 6-vjeçare ndodhet në reanimacion në QSUT.

Vajza 6-vjeçare ndodhet prej të shtunës në terapi intensive në shërbimin e Pediatrisë në kryeqytet. Ende nuk mund të flitet se e ka kaluar rrezikun për jetën, ndërkohë që burime bëjnë të ditur se nuk bëhet fjalë për meningit, por intoksikacion nga ilaçi kundër minjve.

Sipas burimeve mësohet se prindërit kanë bërë spërkatjen e një magazine me ilaç kundër minjve. Me ta kanë qenë edhe fëmijët të cilët kanë pësuar intoksikacion të rëndë, sipas A2cnn.

Për pasojë ka ndërruar jetë i mituri 3 vjeç dhe vajza 6-vjeçare ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ndërsa sipas mjekëve prindërit janë jashtë rrezikut për jetën.