Janë numëruar 3704 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi vijon ende në gjithë qarqet, teksa janë numëruar shumica e kutive në 12 qarqet e vendit.
PS ka marrë 519,034 vota në rang vendi, që përbëjnë 52.5% të totalit, duke konfirmuar pozicionin e saj si forca qeverisëse dhe më e votuar në vend.
Koalicioni PD-ASHM renditet e dyta dhe ka marrë 335,693 vota ose 34.0%.
Forcë e trete renditet Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet, me 36,028 vota ose 3.6%, duke ndarë të njëjtin përqindje me Partinë Socialdemokrate (PSD), por me pak më shumë vota, pasi PSD deri më tani ka 35,175 vota/
Ndërkohë Partia Mundësia ka marrë deri tani 28,425 vota, ndërsa Lëvizja Bashkë 13,380 vota.
Rezultatet sipas partive pjesëmarrese në zgjedhje:
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 519,034 vota – 52.5%
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 335,693 vota – 34.0%
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 36,028 vota – 3.6%
Partia Socialdemokrate (PSD) – 35,175 vota – 3.6%
Partia Mundësia – 28,425 vota – 2.9%
Lëvizja Bashkë – 13,380 vota – 1.4%
Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 12,158 vota – 1.2%
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 3,810 vota – 0.4%
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 1,940vota – 0.2%
Lëvizja Atdheu (LA) – 1,485 vota – 0.2%
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 693 vota – 0.1%