Fituesja e konkursit të Miss Florida, Kadance Fredericksen ka ndërruar jetë në një aksident autobolistik në Florida. 18-vjeçarja ishte duke kaluar në rajonin Santa Rosa kur për arsye të panjohura makina e saj kaloi vijën ndarëse dhe u përplas kokë më kokë me një makinë me rimorkio. E reja ka ndërruar jetë në vend. Nëna e saj, Lisa Fredericksen, e përshkruan atë si personin më të mirë që thjesht donte që të gjithë të ishin të lumtur.
Kadances i kishte mbetur edhe shumë pak rrugë, teksa po kthehej në shtëpi. Ishte tre minuta larg nga shtëpia. Nuk e kam idenë se çfarë ka ndodhur.
E reja ishte pranuar në nëntë kolegje dhe donte të bëhej veterinere. Vetëm një ditë para aksidentit, Kadance kaloi intervistën dhe iu dha Bursa Presidenciale, një bursë e plotë për Universitetin Shtetëror të Mississippi. E ndjera ishte abuzuar në fëmijëri. Ajo u adoptua nga Lisa në vitin 2017 dhe vendimi për të hyrë në botën e konkurseve të bukurisë erdhi pas vitesh terapie, sipas nënës.
Erdhi një ditë në shtëpi dhe tha: “Mami, a mund të bëj edhe unë një konkurs bukurie?”. Dhe unë i thashë: Epo, po, ti e di se cfarë do që të bësh.
Kadance dhuronte vazhdimisht arusha pelushi dhe batanije për fëmijët në kujdestari dhe angazhohej në strehimet për të pastrehët dhe kauza të tjera.