Drejtuesja politike në qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali ka mbërritur në Vorë, aty ku dhe pritet që të dalin rezultatet e votimit elektronik.
Edhe pse rezultati pritej që të publikohej menjëherë pas përfundimit të procesit të votimit, KQZ vendosi mospublikimin e rezultatit, pas një kërkesë të bërë nga Partia Demokratike. Ndërkohë që ashtu sikurse dhe u parashikuar një ditë më parë, Vora vijon të mbetet e majtë.
Në një deklaratë për mediat Spriopali dha lajmin se Partia Socialiste ka fituar bindshëm në këtë Bashki.
“Duhet të kishte dalë që mbrëmë dhe ky është qëndrimi ynë dhe juaji që keni pritur në këtë rezultat. Bashkia a Vorës do të kishte qenë bashkia e parë që do të shprehte fitoren e thellë.
Partia Socialiste ka fituar në Vorë me një diferencë të thellë në Vorë për shkak të punëve të mira që ne kemi bërë këtu. PS është shumë pranë qytetarëve çdo ditë të viti dhe jo vetëm në muajin e zgjedhjes. Rezulton që Vora i ka dhënë fitoren Edi Ramës dhe e gjithë Shqipëria”, tha Spiropali.