Category: Bota

  • E rëndë/ E mbijetuara kërkon ndihmë nën rrënojat e ndërtesës 12-katëshe, punonjësit nuk arrijnë ta shpëtojnë pasi… (VIDEO)

    Kreu i zjarrfikësve në shembjen kat astr ofike në Florida tha sot se punonjësit e emergjencës kishin dëgjuar zërin e një gruaje të bllokuar nën rrënoja, por nuk kishin arritur dot te ajo para se thirrjet të shuheshin dhe një zja rr të shpër thente në rrethinat.

    Kreu i kontesë Miami-Dade, Alan Cominsky tha në konferencën e shtypit “zëra të dëgjueshëm” nga një grua u verifikuan gjatë kërkimeve në rrënojat e kullës së shembur 12-katëshe në Surfside, Florida.

    “Për fat të keq gjatë përpjekjeve të kërkim-shpëtimit nën strukturë, ata dëgjuan zëra njerëzorë,” tha ai.

    “Ata nisën të kërkonin për zërin femëror që dëgjuan, dhe kërkimet vijuan për disa orë. Zëri më vonë nuk dëgjohej më, por kërkimet vijuan”, tha më tej Cominsky.

    Ai shtoi: “Kjo përsëri thekson masën e madhe të tra gj edisë me të cilën përballemi. Të gjitha grupet po bëjnë përpjekje heroike për gjetjen e të mbijetuarve, por për fat të keq nuk kemi pasur sukses”.

    Cominsky bëri komentet e tij mes të tjera raportimeve se të rrahura ishin dëgjuar në muret e shembura.

    Një nga anëtarët e grupeve të shpëtimit tha për mediat: “Ne vendosëm komunikim me gruan në rrënoja. I thamë asaj ‘Po vijmë, do të të shpëtojmë”.

    Por punonjësi shtonte se ata nuk arritën të vendosnin kontakt vizual me gruan.

    “Mbaj mend që unë i bija murit dhe ajo thoshte: ‘Jam këtu, më nxrrni, më nxirrni”, shton punonjësi.

    Edhe një tjetër drejtues i grupeve të shpëtimit tha se grupi tij kishte komunikuar për disa orë me një grua të bllokuar nën rrënoja.

    “Ajo ishte e vetëdijshme se prindërit e saj ishin të bllokuar bashkë me të”, tha supervizori duke përshkruar me tej tra umën e punonjësve kur një zj arr shpër theu gjatë punimeve të gërrmimit dhe grupet u detyruan të braktisnin zonën. “Ne e dimë që ajo ka ndërruar jetë”, shtoi ai.

    Katër trupa të tjerë të pajetë janë nxjerrë dje nga rrënojat e ndërtesës 12-katëshe të shembur javën e kaluar në Miami, duke e çuar bilancin e vi ktim ave në 16 persona.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Tmerri i miliarderëve greke, dalin pamjet e vjêdhjêve spektakolare te Shqiptarëve në Mykonos

    Më shumë se 320,000 euro është vlera e sendeve të vjed hura në shtëpitë luksoze në ishullin grek Mykonos nga një bandë shqiptare.
    Mediat greke raportojnë se banda e drejtuar nga një 35-vjeçar veproi e ndarë në dy nëngrupe.

    Organizata kr iminale u shpërbë pas një hetimi nga policia. Gjashtë persona, mes tyre edhe një 23 vjeçare u arr estuan në ishullin e njohur.

    Autorët kanë marrë para, sende me vlerë, ora, syze dielli, parfume, laptopë, pajisje elektronike, çanta, portofola dhe telefona, të cilët i kanë mbledhur në shtëpitë ku jetonin dhe më pas i kanë dërguar në vendlindjen e tyre.

    Gjatë kontrolleve të shtëpive, automjetet që ata po përdornin në vende të tjera, u gjetën një numër sendesh të vjed hura, të cilat u konfiskuan. Mediat greke kanë publikuar pamje nga sendet me vlerë që kanë vjed hur shqiptarët.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Ngjarje e rëndë/ Njëri ishte vetëm një muajsh, nëna mbyt tre fëmijët e saj

    Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur në Los Anxheles, SHBA, ku një nënë 28-vjeçare ka mby tur tre fëmijët e saj, përfshirë një foshnjë të sapolindur dhe më pas ka tentuar t’i japë fund jetës. Nga hetimet e zyrës mjeko-ligjore mësohet se fëmijët janë Mia Camila Rodriguez, 4 vjeç dhe dy vëllezërit e saj Mason Mateo Rodriguez, 3 vjeç dhe Milan Mateas Rodriguez, vetëm një mujash.

    Familjarët e 28-vjeçares thanë se ajo kishte rënë në depr esion që pas lindjes së fëmijës së tretë dhe ky mendohet të jetë edhe shkaku kryesor për ngjarjen e kobshme. Fëmijët u gjetën në një dhomë gjumi në shtëpinë e tyre në South Ferris Avenue rreth orës 12.45 të hënën, pasi një anëtar i familjes bëri thirrje për ndihmë, sipas toger Chuck Calderaro.

    Ata nuk merrnin frymë dhe përpjekjet për t’i ringjallur rezultuan të pasuksesshme. Familja e 28-vjeçares Sandra Chico ka nisur një fushatë GoFundMe për të ndihmuar në pagimin e shërbimeve të va rrimit të fëmijëve.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Nga sot vendet e BE udhëtojnë pa kufizime, hyn në fuqi certifikatadixhitale e COVID-19

    Duke filluar nga dita e sotme, qytetarët në Europë do të kenë mundësi të kalojnë kufirin nëpërmjet certifikatës COVID, pa qenë nevoja t’i nënshtrohen masave kufizuese.

    Parlamenti i Bashkimit Evropian miratoi Certifikatën dixhitale Covid të BE në qershor, vendim që do të lejojë bllokun të rifillojë udhëtimin duke lejuar vendet anëtare të verifikojnë nëse udhëtarët janë vaksinuar, kanë testuar negativ për Covid-19, ose janë rikuperuar nga Covid -19.

    Certifikata e COVID përbëhet nga një kod QR që mund të mbahet në smartphone ose xhep. Për të kaluar, duhet që një person të jetë vaksinuar me një nga vaksinat e njohura nga Agjencia Europian e Barnave (EMA), që janë: AstraZeneca, Moderna, Pfizer dhe Johnson & Johnson. Në vendin tonë përdoren dy prej këtyre vaksinave, Pfizer dhe AstraZeneca.

    Certifikata nuk do të jetë një parakusht për lëvizjen e lirë dhe nuk do të konsiderohet një dokument udhëtimi. Shtetet e BE nuk do të mund të vendosin kufizime të mëtejshme udhëtimi për personat që kanë certifikatat, si karantina, vetë-izolimi ose testimi, përveç nëse ato janë të nevojshme dhe proporcionale për të mbrojtur shëndetin publik.

    Veç idesë fillestare të përdorimit të kësaj certifikate vetëm për udhëtime, Brukseli tani po inkurajon Shtetet Anëtare të bien dakord të përdorin dokumentin për të siguruar hyrjen në koncerte, festivale, teatro dhe restorante.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP