Category: Lajme

  • Doni të udhëtoni nesër drejt Italisë? Vjen njoftimi i rëndësishëm nga aeroporti për ju

    Autoriteti i Aviacionit Civil në Shqipëri, njofton të gjithë udhëtarët se disa fluturime nga Rinasi drejt Italisë dhe anasjelltas janë anuluar. Kjo vjen për shkak të grevës së punonjësve të kontrollit ajror në Itali.

    AAC bën me dije se nesër, në 6 korrik do të anulohen fluturimet e linjës Tiranë-Pisa, Tiranë-Romë dhe anasjelltas. Autoriteti njofton të gjithë udhëtarët që për detaje të tjera të kontaktojnë me kompanitë ku kanë prerë biletat.

    Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar njofton të gjithë ata që janë të interesuar të fluturojnë drejt Italisë në datë 6.7.2021, se fluturimet e mëposhtme afektohen për shkak të një greve të përgjithshme të ofruesve të shërbimit të transportit ajror.

    ZB2009 TIRANE 14:45 – PISA 16:20 (ANULLOHET)

    ZB2010 PISA 17:20 – TIRANE 18:55 (ANULLOHET)

    Alitalia

    AZ584 ROME 17:00 – TIRANE 18:25 (ANULLOHET)

    AZ585 TIRANE 11:25 –ROME 12:50 (ANULLOHET)

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Plotësimi i formularëve A1 dhe A1Z, vjen njoftimi i rëndësishëm nga ministria për maturantët

    Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi nëpërmjet një statusi në Facebook bëri të ditur se për plotësimin e formularëve A1/A1Z është dhënë një tjetër mundësi mes datave 7 dhe 9 korrik.

    Kushi thekson se ata të cilët nuk kanë pasur mundësi për t’i plotësuar këta dy formularë kanë mundësi ta bëjnë në dy datat në vijim.

    Statusi i Plotë i ministres Kushi:

    “Pas kërkesave të shumta të të interesuarve që kanë përfunduar maturën dhe ende nuk kanë plotësuar formularët A1/A1Z, i ftoj të shfrytëzojnë edhe një mundësi të re për të kryer këtë aplikim në datat 7 deri 9 korrik 2021.

    Suksese të gjithëve!”

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Cilat janë zonat dhe oraret? OSHEE jep njoftimin: Nesër në Tiranë do të ketë ndërprerje energjie

    OSHEE njofton qytetarët e Tiranës se nesër më datë 6 do të ketë mungesë energjie në Tiranë.

    Zonat ku do të ndërpritet energjia janë zona e Don Boskos, (rruga “Ali Kukaleshi”), zona e Laprakës, (rruga “Gjergj Legisi”) ,zona e Bathores (Rruga Ndroqi) si dhe rruga “Don Bosko”.

    Njoftim për abonentët Tiranë:

    Stakim, datë 6 Korrik📍

    Në vijim të investimit për rikonstruksionin e kabinave, në datën 6 korrik gjatë intervalit kohor 🕘09:00-16:00, do të stakohet energjia për tu 🛠 punuar në kabinat;

    “K-13″/Fid 355, kabinën “K-12″/Fid 355, K-1” /Fid A15, “Gjeli Vizion”/ Fid A12 si dhe “Haëai 2 “/Fid A4.✔

    Pa energjia pjesërisht : zona e Don Boskos, (rruga “Ali Kukaleshi”), zona e Laprakës, (rruga “Gjergj Legisi”) ,zona e Bathores (Rruga Ndroqi) si dhe rruga “Don Bosko”

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Situata nga koronavirusi në Kosovë, lajme fantastike vijnë nga 24 orët e fundit

    Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është raportuar asnjë vik timë nga COVID-19, raporton Gazeta Express.

    Gjatë kësaj kohe janë regjistruar tri raste të reja të infektuara me këtë virus, derisa janë shëruar pesë persona.

    “Nga 1.105 testime, 3 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.381. Në total numri i rasteve aktive është 158”, thuhet në njoftimin e MSH’së.

    Ministria ka njoftuar edhe për numrin e personave që janë vaksinuar deri tash.

    Reklamë
    “Në 24 orët e fundit janë dhënë 569 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 206.443 doza të vaksinës. Deri më sot 49.616 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, ka njoftuar MSH’ja./Gazeta Express

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • E rëndë! Humb jetën një pushues 55-vjeçar në plazhin e Velipojës

    Një pushues është mby tur mesditën e sotme në plazhin e Velipojës. Klan News raporton se vik tima është 55-vjeçari Pjeter Gjorovia nga fshati Stajka.

    Deri tani mësohet se vd ekja e 55-vjeçarit është shkaktuar nga moti i keq dhe deti ka qenë me dallgë.

    Kanë qenë tre pushues në rre zik për t’u mb ytur, por vetëm 55-vjeçari nuk ka mund të shpëtojë. Dy qytetarët e tjerë janë shpëtuar nga roja bregdetare dhe stafi mjekësor i qendrës shëndetësore.

    Edhe pak ditë më parë ka ndodhur një tjetër ngjarje e rëndë në plazhin e Tales në Lezhë.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Habit Monika Kryemadhi, shfaqet si “zonjë e parë” krah Metës (FOTO)

    Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është shfaqur sot si zonjë e parë krah bashkëshortit të saj, presidentit Ilir Meta.

    Ata kanë marrë pjesë në ceremoninë e vendosjes së përmendores së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në Budapest.

    Në fjalën e tij kreu i shtetit shqiptar u shpreh se rrënjët e miqësisë midis dy popujve gjenden në lidhjet legjendare të Kastriotit dhe të Huniadit.

    Rrënjët e miqësisë midis dy popujve tanë gjenden në lidhjet legjendare dhe aleancën strategjike të Heroit tonë Kombëtar me Prijësin usht arak dhe drejtuesin e spikatur të Hungarisë dhe të mbarë Europës Qendrore, Janosh Huniadi, të dy mburoja të vlerave dhe të traditave të qytetërimit, por edhe të identitetit tonë europian.

    Më tej kreu i shtetit thekson se ashtu si në kohën e tyre Hungaria mbetet një mbështetëse e palë kundur e integrimit europian të Shqipërisë dhe ne i jemi thellësisht mirënjohës.

    “Ashtu si në kohën e aleancës së Kastriotit dhe të Huniadit, Hungaria mbetet një mbështetëse e palëkundur e integrimit europian të Shqipërisë dhe ne i jemi thellësisht mirënjohës.

    Jam i bindur se fryma e miqësisë dhe e bashkëpunimit të shkëlqyer tradicional historik midis dy vendeve dhe popujve tanë do të forcohet pa u ndalur në të ardhmen. krenarë që vitin që vjen do të kremtojmë së bashku 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhë nieve diplomatike midis dy vendeve tona”.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Shpèrthimi në hotelin në Velipojë, kreu i Zjarrfikëses: Nëna po bënte kafen, s’kuptoi rrjedhjen e gazit

    Agron Dibra, drejtor i zjarrfikësve Shkodër ka treguar detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi mëngjesin e djeshëm në një hotel në Velipojë, ku pati një shpë rthim gazi.

    Për pasojë nga rrjedhja dhe më pas shpë rthimi i gazit u lënduan 4 anëtarë të një familje, nëna me 3 fëmijët e saj.

    Sipas Dibrës, informacioni për ngjarjen në fjalë është marrë rreth orës 6:50, ndërsa shtoi se nëna ka dashur që të bëjë një kafe.

    Mes të tjerash ai apeloi për bom bolat e gazit, që të kontrollohen, pasi kur nuk përdoren edhe mund të shkaktojnë rrjedhje gazi.

    “Informacioni është marre rreth orës 6:50 dhe është dërguar mjeti ne Velipoje. Ngjarja ka ardhur nga rrjedhja e gazit dhe ka dashur qe te beje një kafe dhe ka eksploduar. Kur është në mjedis te mbyllur gazin nuk e kupton se ka rrjedhje.

    Pavarësisht apeleve qe kam bere ato bo mbola janë jashtëzakonisht te rrezikshme sidomos ne Velipoje qe qëndrojnë me nga 10 muaj pa u përdorur dhe me pas krijojnë rrjedhje.

    Bombolat e kapingut janë gangrena me e madhe qe kemi sepse nuk duhen përdorur gjithmonë. Bombolat e kampingut qe i shohim duke u furnizuar ne karburante është rreptësishtë e ndaluar.”, tha Dibra.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Ditë e shënuar në familjen e ish-kryeministrit Sali Berisha, ja çfarë dedikimi i bëri bashkëshortes

    Ish-kryeministri Sali Berisha dhe bashkëshortja e tij, kanë sot një ditë të veçantë për të festuar. Më 5 korrik, 50 vite më parë, ata u kurorëzuan në martesë. Data 5 korrik shënon edhe ditën e lindjes së Liri Berishës. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha e quan këtë ditë “Jubileu i Artë”.

    Në dedikimin e tij, Berisha e quan bashkëshorten “mbeshtetje e jashtezakonshme dhe eleksiri i vertet i jetes tone”.

    POSTIMI I PLOTE

    Sot Jubileu i Arte!
    50 vjetori i marteses tone dhe ditelindja e Lilit!
    Miq, 5 korriku eshte per ne dite festash shume te vecanta. Por e sotmja eshte me e vecante per ne. Bashke me ditelindjen e Lilit ne sot festojme edhe 50 vjetorin e marteses.

    Ne jubileun e ketij udhetimi te perbashket 50 vjecar, mirenjohja e pakufishme e imja dhe dhe e femijeve eshte per Lilin, e cila me dashurine, perkushtimin, miresite, sakrificat e saj ka qene dhe mbeshtetje e jashtezakonshme dhe eleksiri i vertet i jetes tone.
    Nje urim te perzemert dhe mirenjohje te thelle per ju miqte tane kudo qe jeni qe me miqesine tuaj i keni dhene jetes tone dimensionin me njerezor, me fisnik, me social te saj.

    Gezuar Lili se bashku me deshiren e Zotit edhe dekada te tjera!

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Kush është 51-vjeçari që ṿṙau me ṫhiké gruan brenda makinës në Krujë

    Një kr im i rëndë brenda familjes ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Bubq të Krujës, ku 51-vjeçari Artan Ismalaj, ka vr arë gruan e tij brenda në makinë, dhe më pas ka tentuar që ti japë fund edhe jetës.

    Mësohet se 45-vjeçarja Klarita Ismalaj ka ndërruar jetë në vend, ndërkohë që autori i kësaj ngjarje të rëndë është dërguar me urgjencë drejt spitalit.

    Njoftimi i policisë:

    Më datë 05.07.2021, në orën 10:45, në Bubq, Krujë, në afërsi të një magazine, brenda mjetit tip “Ford” në pronësi të tij, dyshohet se shtetasi A. I., 51 vjeç, banues në Krujë, ka go ditur me mjet pr erës (thi kë), bashkëshorten e tij, shtetasen K. I., 45 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

    Më pas shtetasi A. I. ka tentuar të d ëmtojë edhe veten me mjet pr erës (thi kë) dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Lajmi fundit/ Ngjarje e rëndë në Krujë, burri ṿṙéṫ me ṫhiké gruan, më pas tenton ṿéṫéṿṙasjé

    Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Krujë. Burime nga Policia bëjnë se 51-vjecari Artan Ismalaj ka që lluar për vde kje me thikë bashkëshorten e tij, Klarita Ismalaj, 45 vjece.

    Krujë/Informacion paraprak

    Më datë 05.07.2021, në orën 10:45, në Bubq, Krujë, në afërsi të një magazine, brenda mjetit tip “Ford” në pronësi të tij, dyshohet se shtetasi A. I., 51 vjeç, banues në Krujë, ka go ditur me mjet prerës (th ikë), bashkëshorten e tij, shtetasen K. I., 45 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë. Më pas shtetasi A. I. ka tentuar të dë mtojë edhe veten me mjet pr erës (thi kë) dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP