Category: Lajme

  • OSHEE njofton qytetarët, sot këto zona nuk do të kenë energji elektrike

    Gjatë ditës së sotme, pa energji elektrike do të mbeten pjesërisht: Bruk Bërxullë dhe një pjesë e zonës së Rinasit. OSHEE njofton se nuk do të ketë energji për shkak të punimeve që do të kryhen me kërkesë të Aeroportit “Nënë Tereza”.

    Njoftimi:

    Pershendetje/Njoftim për abonentët #Tiranë

    Stakim, 7 korrik

    Për shkak të punimeve që do të kryhen me kërkesë të Aeroportit “Nënë Tereza”, sot datë 7 korrik, gjatë intervalit kohor 10:00-13:00, do të stakohet energjia në Fiderin 143/Nst Valias.

    Pa energji do te mbeten pjesërisht: Bruk Bërxullë dhe një pjesë e zonës së Rinasit.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Gjykata Administrative rrëzon KAS: Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj gjobitet me 750 mijë lekë!

    Gjykata Administrative ka rrëzuar vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksionave, që i hoqi gjobën 750 mijë lekë (të vjetra) kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, e vendosur nga KQZ-ja promovimin e aktiviteteve të ndaluara 4 muaj para zgjedhjeve.

    Ankesa në KQZ u bë nga përfaqësuesit e opozitës dy muaj para zgjedhjeve, për dhurimin e disa çelësave të shtëpive të reja për të pastrehët e tërmetit. Organi përgjegjës për zgjedhjet në vend e gjeti të bazuar këtë kërkesë dhe gjobiti Veliajn.

    Ky i fundit ankimoi vendimin në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve, i cili rrëzoi gjobën e vendosur nga KQZ. Çështja u dërgua në Gjykatën Administrative dhe sot kemi një vendim. Gjoba në vlerën e 75 mijë lekëve (të reja ose 750 mijë lekë të vjetra) do të qëndrojë në fuqi.

    “Shton 5 vila në pa ndemi, kandidon për kryeministër. Shet nga 3 herë apartamentet me mashtrim, kandidon për deputete opozite, por kur bën detyrën tënde sipas ligjit duke strehuar 17 familje që flinin në çadra, të gjobisin. Gjoba do apelohet, por puna në Tirane nuk ndalet nga gjumi!”, shkroi Veliaj në rrjetet sociale.

    Kjo është akuza ndaj Lulzim Bashës, e cila bëri që Veliaj të dërgohej në KQZ nga përfaqësuesit e opozitës dhe rrjedhimisht të gjobitet.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Edi Rama kërkon të votojë zëdhënësen e PS-së në krye të AMA-s, BE i bën thirrjen urgjente

    Autoritetet rregullatore të mediave duhet të punojnë në mënyrë të paanshme, transparente dhe me një legjitimitet të njohur nga të gjithë. Bashkimi Evropian ka rishikuar Direktivën e Shërbimeve të Mediave Audiovizive dhe ka paraqitur kërkesa të reja për pavarësi për rregullatorët kombëtarë të mediave përfshirë detyrimin për të vendosur procedura transparente dhe të pavarura për emërimin dhe shkarkimin e kryetarit dhe anëtarëve të bordit të këtyre autoriteteve. Ky legjislacion është pjesë e acquis të BE-së të cilin Shqipëria duhet të përshtasë.

    Ne kemi ndjekur nga afër procesin për zgjedhjen e kryetarit të ri dhe anëtarëve të bordit të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA). Është e rëndësishme që të mos ketë dyshime mbi natyrën jopartiake, profesionale dhe pluraliste të punës së AMA-s. Vëmë re se votimi nga Parlamenti për emërimin e kryetarit është planifikuar për sot, në seancën e fundit të kësaj legjislature. Ne i ftojmë autoritetet të marrin në konsideratë të vazhdojnë me këtë emërim gjatë legjislaturës së ardhshme në shtator, së bashku me emërimin e anëtarëve të bordit të Autoritetit, si mënyra më e mirë për të arritur konsensusin dhe legjitimitetin e pranuar gjerësisht.

    vijon…

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Durrës/ U hodh nga ballkoni i banesës pas debatit me burrin dhe humbi jetën, kush është 24-vjeçarja (emri)

    Zbulohet identiteti i plotë i 24-vjeçares e cila në kushte të rënda psikologjike pas një debati me bashkëshortin e saj ka ndërmarrë një akt ek strem, duke u vetëhedhur nga ballkoni i banesës.

    Fatkeqësisht kjo ka rezultuar fa tale për gruan e re, e cila ka ndërruar jetë. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se bëhet fjalë për Anisa Gjinin. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në qytetin bregdetar të Durrësit.

    Ndërkohë, policia fill pas ngjarjes së rëndë ka arrestuar burrin e saj, Alfred Gjinin, 31 vjeç. Mësohet se çifti i bashkëshortëve kishin pasur një debat për motive banale mes tyre, duke bërë që gruaja të ndërmerrte veprimin ekst rem.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • I fundit/ Sërish shῥérṭhen ḅòmḅòla gàzit, ῥlàgosét rëndë një grua (emri)

    KOPLIK

    Një grua ka mbetur e pla go sur rëndë pas shpër thi mit të një bom bole ga zi në Koplik. Mësohet se zja rri ka rënë rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm duke shkru mbuar gjithçka në katin e parë të banesës.

    Ne vengjarje kane mberritur efektivet e repartit zjarrefikes te cilet kane shuar menjehere flaket.

    Nderkohe, shtetasja Sadete Kukaj ka qene me familjen ne shtepi ne momentin kur ka rene zjarri dhe ka marre demtime te renda ne trup.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Lajmi fundit/ 24 vjeçarja debaton me burrin, hidhet nga ballkoni i shtëpisë dhe ndërron jetë në vend

    Një 24 vjeçare ka ndërruar jetë në Durrës pasi është vetëhedhur nga ballkoni i shtëpisë. Mësohet se e reja ka debatuar me bashkëshortin e saj për mo tive të do bëta dhe më pas është hedhur nga ballkoni i shtëpisë.

    Nga ana e Policisë është arrestuar dhe bashkëshorti i viktimës.

    Referuar njoftimit të Policisë, është arrestuar në flagrancë shtetasi A. Gj., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi mbrëmjen e djeshme, në banesë, gjatë një konflikti për motive të dobëta me bashkëshorten e tij, shtetasen A. Gj., 24 vjeçe, banuese në Durrës, dyshohet se kjo e fundit është vetëhedhur nga ballkoni i banesës dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

    Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Humbi jetën 5 ditë pas lindjes/ Familja e 29-vjeçares: Të arrestohet mjekja se goca nuk na kthehet më

    Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me 29-vjeçaren që humbi jetën 5 ditës pas lindjes së fëmijës së saj. Famijarët e 29-vjeçares Ardita Hersi kanë akuzuar mjekët për mjekim të pakujdesshëm, si dhe kanë bërë denoncimin në Policinë e Durrësit.

    Më konkretisht, tezja e të ndjerës ka thënë se familja ka denoncuar mjeken M.P. e cila ka ndjekur gjithë procesin e shtatzënisë së 29-vjeçares. Sipas saj, e reja ka ndërruar jetë për shkak të trombozës, pasi nuk i është bërë holluesi i gja kut në spital.

    “Denoncimi është për Migena Priftin, që është doktoreshë gjinekologe që e ka ndjekur nga muaji i parë i shtatzënisë deri në muajin e fundit. Duam drejtësi. Ka vd ekur për faj të mjekes. Asnjë nuk ma mbush mendjen. Ka qenë e fuqishme. Do i bënin hollimi i gj akut. A v des një gocë 29-vjeçare me trombozë. Ke dëgjuar ti? Vetëm tre hollues ka bërë po më mbrapa? Hata e madhe. Migena Prifti të arrestohet direkt. Kaq di me thënë. Goca nuk vjen mbrapa por të bëhet drejtësi. Do presim ekspertizën tani”-është shprehur tezja e 29-vjeçares.

    Ndërkohë, i pikëlluar vjehrri i së ndjerës është shprehur se tashmë me humbjen e së resë, i është “nxirë shtëpia”. “Tani më është nxirë shtëpia komplet. Nuk i kemi lënë gjë mangët asgjë. Çfarë ka dashur si e ka dashur. E kemi mbajtur si mbretëreshë e veçantë. Vetëm për bebin”,-ka thënë vjehrri i Ardita Hersit.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • 12-vjeçari nga Bathorja u raportua i humbur dhe u gjet në Sarandë, zbardhet se për çfarë e shfytëzonte 50-vjeçarja (EMRI)

    Një 50-vjeçare ra në prangat e policisë, pasi akuzohet se po shfrytëzonte prej disa ditësh 12-vjeçarin nga Bathorja.

    Në pranga ra Bukuroshe Muharremi, pasi ka shfrytëzuar 12-vjeçarin për të lypur.

    “Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë për veprën penale “Trafikimi i të mi tur ve”, shtetasja B. M., 50 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi është konstatuar duke shfrytëzuar 12-vjeçarin për të lypur”, njofton policia.

    Kujtojmë që familja po kërkonte ndihmë, pasi djali i tyre 12-vjeç ishte zhd ukur pa lënë gjurmë. Por pas dy ditësh ai është gjetur në Sarandë, atje ku edhe 50 vjeçarja po e shfrytëzonte për të lypur.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Qeveria e re, disa ministra përgatiten për largime në shtator, shumë deputetë presin të futen në kabinet

    Kryeministri Edi Rama ka nisur përgatitjet për ndryshimet në qeveri, të cilat pritet të ndodhin në shtator. Në 12 qershor Partia Socialiste mblodhi Kongresin e Jashtëzakonshëm, ndërsa u prezantuan pikat kryesore të mandatit të tretë qeverisës. Por gazeta ka mësuar se kryeministri Rama pritet të bëjë spastrime të forta brenda ekzekutivit. Sipas informacioneve nga selia rozë, mësohet se disa nga ministrat aktualë janë përgatitur dhe vënë në dijeni se në shtator nuk do të jenë pjesë e qeverisë “Rama 3”. Mësohet se arsyeja kryesore që zoti Rama ka menduar që të mos iu besojë më një portofol ministror disa prej anëtarëve aktualë të kabinetet të tij qeveritar, është performanca e tyre e dobët dhe prurjet e reja. Kjo do të thotë se në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS, që pritet të mbahet në fund të muajit gusht, shefi i qeverisë pritet të zbulojë emrat e një pjese të ministrave të qeverisë së re.

    Shumë deputetë presin të futen në kabinet

    Por përveç faktit se disa nga anëtarët e qeverisë “Rama 2” janë përgatitur për t’u larguar nga ekzekutivi, mësohet se ka edhe nga ata që janë në pritje për të dëgjuar nëse emri i tyre do të nominohet për t’iu bashkuar kabinetit të ri qeveritar që do udhëhiqet nga Rama. Sipas informacioneve, mësohet se disa deputetë të zgjedhur pritet të marrin bekimin e kryesocialistit për t’u bërë ministra të qeverisë “Rama 3”. Mirëpo, sikundër theksuan të njëjtët burime, mësohet se një pjesë e emrave të deputetëve që pritet të bëhen ministra, u përkasin prurjeve të reja. Kështu që, këto lëvizje dhe zhvillime nga selia rozë, tregojnë se disa ministra janë përgatitur të largohen dhe disa deputetë presin të futen në qeverinë e re 2021-2025. Ndërkohë, mësohet se kryeministri Edi Rama pritet që të ndës hkojë më pak të votuarit, duke i lënë jashtë qeverisë apo posteve të tjera parlamentare dhe atyre brenda partisë edhe pse ata mund të jenë zgjedhur deputetë, pasi ishin vendosur në listat fituese. Pra, kjo lëvizje tregon se në qeverinë e re dhe postet e tjera të larta do hyjnë ata që kanë kontribuar, duke çuar më shumë vota në hambarin e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

    Megjithatë, sinjalet se në qeverinë “Rama 3” do të ketë figura të reja i ka dhënë pak ditë më parë edhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë një prononcimi për mediat. “Është kryeministri ai që do të vijë me propozimet e tij konkrete, të cilat ato duhet dhe gjithmonë kanë bërë një ndërthurje mes eksperiencave të konsoliduara dhe kontributeve të reja për t’i dhënë qeverisë sa më shumë energji dhe sa më shumë grintë për të çuar më përpara një sërë reformash dhe për të startuar reforma të reja”, deklaroi ai. Ndërkohë, Balla gjithashtu zbuloi se kur do të mblidhet Asambleja Kombëtare e PS, aty ku siç tha ai, pritet që kryeministri Rama të vendosë se kush do e drejtojë Kuvendin dhe për 4 vitet e ardhshme. “Si praktikë, gjithmonë në Asamblenë Kombëtare të fund gushtit, kryetari i partisë, i cili sipas rregullave të partisë sonë ka atributin për të bërë propozime konkrete”, nënvizoi Balla. Kjo deklaratë tregon se në shtator pritet të kemi surpriza sa i takon qeverisë së re, ku një pjesë dërmues e ministrave aktualë rre zikojnë të largohen.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Lajmi fundit/ Shkrùmbohet lokali në Vlorë, policia në vendin e ngjarjes

    Një lokal në Vlorë është dje gur pjesërisht ditën e djeshme pasi është përfshirë në fla kë.

    Sipas policisë rreth orës 03:10, në lagjen “1 Maji”, dhe është dje gur pjesërisht një lokal në pronësi të shtetasit K. Sh., ku ka vetëm dëme të vogla materiale.

    Grupi Hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP