Month: December 2024

  • Eltoni jep lajmin e dhimbshëm, ja çfarë ka ndodhur me Parashqevinë

    Eltoni jep lajmin e dhimbshëm, ja çfarë ka ndodhur me Parashqevinë

    Elton Ilirjani ka postuar një story ku shpjegon se shumë gjëra kanë ndodhur dje në lidhje me çështjen e Parashqevisë, teksa bën me dije se sot do të na njoftojë për detajet e tjera.

    Ai shkruan se sot do të na tregojë disa fakte në lidhje me situatën dhe shprehet se është një situatë shumë e komplikuar.

    Ai nuk jep më asnjë detaj tjetër.

    Parashqevi Simaku dita ditës po e merr veten pasi u gjet që ajo jetonte si e pastreh pak javë më parë dhe tani është nën kujdes të vazhdueshëm.

    Shumë pikpyetje ka përsa i përket jetës që ajo ka bërë si e pastreh, si ka jetuar si është dukur dhe çfarë ka bërë.

    Në redaksinë e Maska.al na ka ardhur një foto se si dukej ajo rrugëve të New York para se të gjendej.

    Ndonse në një veshje që nuk I përshtatej ajo duke shumë e lumtur.

  • E tm*rrshme! Qytetari nxjerr gurë të mëdhenj nga gusha e gjelit të detit: Ia kanë dhënë me forcë për të shtuar në peshë

    E tm*rrshme! Qytetari nxjerr gurë të mëdhenj nga gusha e gjelit të detit: Ia kanë dhënë me forcë për të shtuar në peshë

    Një denoncim i pazakontë është bërë nga një qytetar nga Berati, i cili thotë se ka gjetur disa gurë brenda gjelit të detit pasi e ka therrur.

    Gazmend Shehu, i cili është sportist i njohur në qytet, thotë se asnjë gjel deti nuk do të guxonte t’i kapërcente gurët aq të mëdhenj. Sipas tij, kjo është bërë nga fermerët e papërgjegjshëm, me synimin për të fituar në peshë.

    Denoncimi i tij:

    I shihni këta gurë? Material stabilizant për shtrimin e rrugëve. U gjendën ne stomakun e gjelit të detit që thera dje. Nga ky shkak nuk u gjend as tëmthi i gjelit i cili kishte plasur nga lemeria . Thonë që pula ha gur, sepse i duhet per te formuar levozhgën gëlqerore të vezës, por jo kaposhi. Asnjë shpend nuk do guxonte ti gëlltiste këta shkëmbinj me dëshirë, ia kanë futur me detyrim bashkë me ushqimin për të shtuar peshën për të fituar 3-4 mijë lekë më shumë. Kjo është ndërgjegja e “ fermerit” të babëzitur shqiptar që aspiron Europën.

  • Viti mbyllet me diell, por ndryshimi pritet në fundjavë. A do të prekë stuhia ciklonare vendin tonë?

    Viti mbyllet me diell, por ndryshimi pritet në fundjavë. A do të prekë stuhia ciklonare vendin tonë?

    Java ka nisur e ftohtë dhe me diell dhe kështu do të vijojnë edhe në ditët e para të vitit që po vjen, por në fundjavë do të kemi surpriza. Është ky parashikimi i motit në A2 CNN nga meterologia Tanja Porja, sipas të cilës, fundjava e parë e janarit do të sjellë reshje shiu dhe dëbore.

    “Mëngjes ka nisur i ftohtë dhe me diell gjatë gjithë ditës së sotme. Termometri shënon minus 6 minimumi në territor dhe maksimumi në 16 gradë. Nesër kemi rritje të lehtë të temperaturave. Në zonat malore nga 0 në minus 4. Rritje në perëndim 3-4 deri në 6 gradë. Mot i kthjellët edhe natën e ndërrimit të viteve dhe në fillim të 2025 mbetet minus 2-3 në zonat malore”.

    Por sipas meteorologes së A2 CNN nga pasditja e enjtes rikthehen vranësirat dhe gjatë fundjavës do të kemi reshje shiu, rrebeshe dhe dëborë.

    “E enjtja sjell vranësira të mundshme në territor dhe të premten reshje në veri, veriperëndim dhe gjatë të shtunës rrebeshe afatshkurtra dhe reshje e dëbore në të gjithë zonën malore”.

    Ditët me diell do të vijojnë deri në 2 janar në të gjithë Europën dhe Ballkanin. Pas kësaj meteorologia e A2 CNN parashikon stuhi ciklonare në ishujt britanike me reshje të dendura shiu dhe dëbore, që do të prekë edhe pjesën qendrore të kontinentit dhe gadishullin tonë.

    “I ndarë si me thikë veriu dhe jugu i Europës. Ishujt britanike nga sot pasdite dhe në vijim do të sulmohen nga stuhi ciklonare e cila vjen nga atlantiku dhe prek gjithë perëndimin dhe veriperëndimin e kontinentit. Stuhi e fuqishme me reshje të dendura shiu dhe dëbore. I afrohet Europës qendrore e Alpeve duke arritur në territorin shqiptar të premten dhe të shtunën në të gjithë Ballkanin. Kjo stuhi vjen e dobësuar mjaft, duke lënë sasi të konsiderueshme reshjesh në pjesën perëndimore e qëndrore të kontinentit. Reshjet do të jenë me intensitet të paktë në Ballkan. Termometri do shënojë rritje graduale. Edhe të premten, të shtunën dhe të dielën termometri do të jetë në vlera negative në zonat malore. Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i zi do të kenë reshje bore. Në vijën bregdetare do të ketë reshje shiu”.

  • Aksident tragjik/ Mjeti bie në lumë, humbin jetën 71 persona, mes tyre edhe fëmijë

    Aksident tragjik/ Mjeti bie në lumë, humbin jetën 71 persona, mes tyre edhe fëmijë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në Etiopi të Afrikës, ku të paktën 71 persona humbën jetën kur një kamion me pasagjerë ra në një lumë.

    Ngjarja e rëndë u shënua në rrethin Bona, sipas zëdhënësit të qeverisë rajonale të Sidama-s jugore.

    Disa pasagjerë po ktheheshin nga një ceremoni martese dhe disa familje kanë humbur anëtarë të shumtë.

    Aksidentet vdekjeprurëse të trafikut janë të zakonshme në Etiopi, ku standardet e drejtimit janë të dobëta dhe shumë automjete të mirëmbajtura keq.

    Të paktën 38 persona, kryesisht studentë, u vranë në vitin 2018 kur një autobus u rrëzua në një luginë në Veriun malor të Etiopisë.

  • Parashqevia në duart e bq-ve dhe recepsionistes së 15-katëshit, e shëtisin në lokalet e New York-ut si arushë cirku

    Parashqevia në duart e bq-ve dhe recepsionistes së 15-katëshit, e shëtisin në lokalet e New York-ut si arushë cirku

    Telenovela “Simaku” po tentohet të kthehet në serial fitimprurës nga ata që pikasën Parashqevinë në një reportazh TV amerikan. E gjetën në stacionin e trenit dhe, që atë ditë, e morën si të ishte arusha “Mira”, duke e nxjerrë sa nëpër lokalet e New York-ut, sa në internet.

    Parashkën alias “Vivin” me ëndrra hollivudiane, e kanë nxjerrë në pazarin mediatik për t’ia hequr dhe atë pak sharm nostalgjik që i kishte mbetur nga e kaluara, dy delenxhesha nga Tirana dhe një travestit nga Tepelena.

    Historitë e Whitney Houston apo Janis Joplin nuk kanë asnjë të përbashkët me Parashqevi Simakun, të cilën e gjetën “tifozat” në rrugë dhe i futën prangat në hundë për ta shëtitur më pas si arushë cirku.

    Jeta artistike dhe ajo personale e Parashqevi Simakut po shkërmoqet pak nga pak nga bthq-rat që e kanë marrë në duar atë. Nuk është Luan Pobrati, që e ndoqi për ta lënduar atë në rininë e saj, as sigurimsat e festivaleve të para viteve ’90. As James Belushi, Stan Dragoti, Fadil Berisha, që e takuan në SHBA por nuk ia dhanë dorën… madje as Robert (Bob) Nolfe, ish-bashkëshorti i saj, nuk e ka dëmtuar kaq shumë Parashqevinë e përhumbur në ëndrrën e saj amerikane.

    Elvira Tata, e njohur si mashtruese e gjirizeve të Tiranës, bashkë me të bijën Stela, recepsioniste e 15-katëshit, u bënë “kameramanet” e telenovelës “Simaku”, me regjisor travestitin që të gjithë e thërrasin “biznesmen” Iliriani. Ky homoseksual me profesion ka arritur të realizojë ëndrrën e jetës së tij, të bëhet i famshëm nëpërmjet kauzës “Jam i lirë të jem homo”. Deri dje, biznesmeni me taka të larta dhe reçipeta grash, mund të vinte në botën shqiptare vetëm duke paguar vëmendjen në ndonjë reportazh të blerë TV-je. Sot kërkon që nëpërmjet “dashurisë” për Parashqevinë të futet në zemrat e shqiptarëve, por më shumë në mendjet dhe mentalitetin e tyre: “S’ka asgjë të keqe të jesh travestit, homo, me tanga apo taka grash, mjafton të kesh para…”

    Në të vërtetë nuk ka asgjë të keqe të jesh pjesë e komunitetit LGBTHQ, por kur flamurin e tyre kërkon ta ngresh në piedestalin e medias, artit, muzikës dhe kulturës shqiptare, kjo është më shumë se e tepërt. Ky është mision bthq-rash. Shqiptarët këtë fjalë nuk e përdorin në konotacion seksual por karakterial, ndaj askush mos lëndohet për orientimin.

    Është njësoj sikur Parashqevinë ta merrnin dhe ndihmonin Novak Djokovic, apo një prej kriminelëve të Dubait; a duhet të binim në dashuri me ta e të mbyllnim sytë para “mirësisë”?

    Gëzim Nika, Erjon Mustafaraj, Genc Rada, Edvin Kumbulla, Kujtim Mali, e takuan Parashqevinë dhe nuk e nxorën nga bataku i “stacionit” të trenit.

    Biznesmeni kosovar Shaqir Gashi e ndihmoi dikur të ecte në rrugën drejt famës, por Vivi nuk ia arriti.

    Rruga drejt famës hollivudiane ishte e vështirë, por jo më e vështirë se aksi komunist Kavajë–Tiranë, ndaj dhe Parashka shpresoi dhe luftoi. Bobi Nolfe nuk e ndihmoi Parashqevinë të bëhej Vivi. Ishte xheloz. Në përplasjen e xhelozisë, Bobi përfitoi nga dokumentet falso të Parashqevisë (ato të mbërritjes në SHBA), për t’i marrë çdo gjë, edhe Lukën, djalin e saj.

    Parashqevia nuk e duroi dot dështimin dhe u largua bashkë me ëndrrën e saj nëpër rrugët e Amerikës. Shqiptarët e panë që ajo ishte ajo, por kurrë nuk u bënë bashkë ta “adhuronin” si sot. Në fakt, fjala “gjynah” nuk është adhurim. Ashtu si në Festivalin e 35-të (1996), kur shqiptarët adhuruan Ana Oxën e pasur nga Italia kur këndoi me fustanin e Behxhet Pacollit në festival, e jo Parashqevinë e thjeshtë të Robert Nolfe, që kishte ardhur nga SHBA për ta.

    “GOFUNDME” nuk po mbledh dot para të mjafta për Parashqevinë, si në raste të tjera solidariteti. Pse? Sepse shqiptarët e ndjejnë mashtrimin që po bëhet me emrin, figurën e Parashqevisë, nga ata që duan të promovojnë të papranueshmen për ta. Parashqevia e muzikës së lehtë dhe popullore s’mund të tërhiqet zvarrë nga një travestit dhe dy delenxhesha. Shqiptarët e dinë mirë se Parashka ka dy vëllezër, një nip, një mbesë dhe asnjë prej tyre nuk e ka mbiemrin Simaku në GOFUNDME për të.

    Parashqevi Simaku u mor nga “pylli” dhe u fut në kafaz. Aty, asaj i duhet të falënderojë dhe këndojë pa pushim, pa e ditur as vetë se lumturia e vetmisë dhe e dinjitetit iu prish njëherë e përgjithmonë. Nga ata që nuk e dëgjuan, as kuptuan kurrë këngën që ajo e këndoi me aq shpirt: “Mos ua prishni lumturinë”. Prapaskena.com

  • Nisi në rrjetet sociale! Sherr me sende të forta mes të rinjve në Tiranë, dh*nohet djali i oficerit të krimeve të rënda

    Nisi në rrjetet sociale! Sherr me sende të forta mes të rinjve në Tiranë, dh*nohet djali i oficerit të krimeve të rënda

    Një sherr me sende te forta mes disa te rinjve ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

    Tre persona janë shoqëruar për tu marre në pyetje nga ana e komisariatit numër 2 në kryeqytet.

    Mes të rinjve që është përfshirë në konflikt është edhe djali i ish-nëndrejtorit të burgjeve.

    Burime për gazetaren Anila Hoxha bëjnë me dije se sherri ka nisur për motive të dobëta pas disa debateve që kanë pasur në rrjetin social Tik Tok.

    Nga informacionet nuk ka persona të lënduar rëndë. I dhunuari është djali i një oficeri të krimeve të rënda në Policinë e Shtetit./Top Channel

  • I fundit! Vd*s ish-presidenti

    I fundit! Vd*s ish-presidenti

    Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter, i cili fitoi Çmimin Nobel për Paqen, ka vdekur në moshën 100-vjeçare, njoftoi të dielën Atlanta Journal-Constitution.

    Carter ishte presidenti më jetëgjatë në historinë e SHBA. Demokrati u bë presidenti i 39-të i SHBA kur mposhti ish-presidentin Gerald Ford në vitin 1976.

    Ai shërbeu vetëm një mandat në Shtëpinë e Bardhë dhe u mund nga Ronald Reagan në 1981.

    Por Carter i kaloi dekadat më pas duke u fokusuar në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut, përpjekje që i dhanë atij çmimin Nobel për paqe në 2002.

  • “Një zog ka ngecur te krahu i..” Kjo ishte sms e fundit nga avioni para tragjedisë me 179 të vd*kur.

    “Një zog ka ngecur te krahu i..” Kjo ishte sms e fundit nga avioni para tragjedisë me 179 të vd*kur.

    “Një zog ka ngecur në krah”. Ky ishte mesazhi i fundit nga një pasagjer i aeroplanit që u rrëzua në Korenë e Jugut dhe ku vdiqën të gjithë pasagjerët

    SEUL – Mesazhi i fundit i dërguar një anëtari të familjes nga një prej 175 pasagjerëve në bordin e avionit Jeju Air, i cili u rrëzua dhe mori flakë sot në aeroportin Muan (Kore e Jugut) është prekës: “Nuk mund të aterojmë sepse një zog ka ngecur në krah”. Dhe mesazhi vijon me një pyetje drithëruese: “A duhet të bëj një testament?”

    Gjithçka ndodhi sot në orën 09.07 të mëngjesit ora lokale në aeroportin Muan të Koresë së Jugut, në provincën Jugore Jeolla (juglindje), rreth 288 kilometra në jugperëndim të Seulit, kur avioni me fluturimin 7C2216 të Jeju Air edhe pse ishte ulur humbi kontrollin dhe u përplas me një mur dhe menjëherë mori flakë duke i marrë jetën 179 personave në bord, pasagjerë dhe ekuipazh. Nga gjithsej 171 njerëz në avion, vetëm dy asistente fluturimi shpëtuan të gjalla.

    Pasagjeri e dërgoi mesazhin me KakaoTalk, një aplikacion mesazhesh koreano-jugore. Pastaj komunikimi humbi. Sipas News1 që citon noa.al, mesazhet janë marrë nga familjari që priste pasagjerin në aeroport.

    Ndër hipotezat e para të hetuesve pas katastrofës ishte ajo e goditjes së shpendëve. Disa dëshmitarë okularë në terren raportuan gjithashtu se kishin parë flakë që vinin nga një prej turbinave dhe kishin dëgjuar disa goditje të forta, njoftoi agjencia e lajmeve Yonhap.

    Videot e transmetuara nga stacionet televizive lokale tregojnë avionin që tenton të ulet pa pasur aktiv mekanizmin e uljes.

    Yoo Jae-yong, 41 vjeç, i cili jeton pranë aeroportit, tha se kishte parë një shkëndijë në krahun e djathtë të avionit përpara rrëzimit. “Sapo i thashë familjes sime se kishte një problem me aeroplanin kur dëgjova një shpërthim të fortë,” tha ai.

    Një tjetër dëshmitar, i identifikuar vetëm me mbiemrin e tij Cho, tha se ai “pa avionin të rrëzohej dhe mendova se ishte gati të ulej kur vura re një blic drite. Pastaj pati një zhurmë të fortë e ndjekur nga tymi dhe dëgjova një seri shpërthimesh.”

    Një tjetër dëshmitar, Kim Yong-cheol, 70 vjeç, tha se avioni dështoi të ulej në përpjekjen e parë, kështu që ai u ngrit për të provuar për herë të dytë pak para përplasjes, duke thënë se dëgjoi një tingull “gërvishtjeje” dy herë rreth 5 minuta para rrëzimit.

    Bazuar në gjetjet fillestare, autoritetet supozojnë se pilotët nuk arritën të zgjasin pajisjen e uljes për shkak të goditjes së shpendëve që shkaktoi përplasjen.

    Ndërkohë që operacionet e shpëtimit dhe sigurimi i zonës vazhdojnë, zjarrfikësit pohuan se të gjithë personat në bordin e avionit kanë vdekur, përveç dy të mbijetuarve, dy anëtarë të ekuipazhit, të cilët u transportuan në spital.

  • “Fundi i..”, parashikimet e fr*kshme të “Baba Vanga” për vitin 2025

    “Fundi i..”, parashikimet e fr*kshme të “Baba Vanga” për vitin 2025

    Baba Vanga, mistika e verbër që supozohet se ka shkruar parandjenjat e saj deri në vitin 5079, thuhet se ka parashikuar atë që do të vijë në vitin 2025. Dhe nuk duket shumë mirë…

    Është pothuajse fundi i vitit 2024 dhe viti nuk ka qenë aspak i qetë…

    Thjesht prisni atë që duket se na rezervon viti i ardhshëm. Spoiler: Nuk është mirë. Në fakt, nxitës i apokalipsit.

    Parashikuesja legjendare e verbër Baba Vanga thuhet se ka zbuluar se kohët e fundit do të fillojnë në vitin 2025. Më konkretisht, se fillimi i shkatërrimit tonë do të fillojë vitin e ardhshëm me një konflikt në Evropë që do të shkatërrojë popullsinë e kontinentit. Do të jetë fillimi i ngjarjeve që përfundimisht do të kulmojnë në dënimin tonë.

    Në mënyrë shqetësuese, parashikimi i Baba Vanga-s për vitin 2025 pasqyron atë të shikuesit legjendar Nostradamus, i cili gjithashtu parashikoi luftë në Evropë vitin e ardhshëm.

    Këtu janë parashikimet për vitin 2025:

    Një luftë shkatërruese në Evropë

    Ngjarja që do të ndezë vdekjen e njerëzimit do të jetë një konflikt i paspecifikuar në Evropë që do të shkatërrojë popullsinë e kontinentit.

    Rritja e ndikimit të Rusisë

    Baba Vanga parashikoi se Vladimir Putin do të rizgjedhet si udhëheqës i Rusisë, duke forcuar dominimin e vendit dhe duke vazhduar të formësojë peizazhin gjeopolitik.

    Fatkeqësitë natyrore

    Viti 2025 pritet të jetë dëshmitar i ngjarjeve natyrore katastrofike, duke përfshirë shpërthimin e vullkaneve të fjetura. Përmbytjet masive gjithashtu do të bëjnë kërdi dhe orakulli përmendi në mënyrë specifike një tërmet përgjatë bregut perëndimor të SHBA. Këto ngjarje do të rezultojnë në humbje jete, si dhe zhvendosje masive.

    Zbulime shkencore

    Për shkak se nuk mund të jetë gjithçka katastrofike, Baba Vanga paratha gjithashtu se shkencëtarët do të bëjnë një përparim kur bëhet fjalë për organet e rritura në laborator, të cilat do të revolucionarizojnë transplantet. Për më tepër, ajo parashikoi përparime në trajtimin e kancerit në vitin 2025 – ndoshta edhe një kurë.

    Parashikimet e së ardhmes

    2028: Eksplorimi i Venusit

    Njerëzit do të fillojnë të eksplorojnë Venusin si një burim energjie. (Vlen të përmendet se planeti i dytë nga Dielli është jomikpritës dhe asgjë nuk mund të rritet atje.)

    2033: Shkrirja e kapakëve të akullit

    Baba Vanga thuhet se parashikoi që mbulesat e akullit polare do të shkrihen, duke ngritur nivelet e detit në lartësi drastike në mbarë botën.

    2043: Evropa nën qeverisjen myslimane

    Parashikuesi deklaroi se qeverisja evropiane do të mbizotërohet nga sundimi mysliman deri në vitin 2043.

    2076: Rikthimi i Komunizmit

    Komunizmi do të përhapet në të gjithë botën.

    2130: Kontakti i parë

    Njerëzit supozohet se do të bëjnë kontakt me alienët – duke konfirmuar kështu që Skedarët X kishin të drejtë gjatë gjithë kohës.

    2170: Thatësira globale

    Ndryshimet klimatike do të vazhdojnë të shkatërrojnë planetin dhe një thatësirë ​​do të shkatërrojë pjesën më të madhe të botës.

    3005: Lufta Marsiane

    Toka do të shkojë në luftë me një qytetërim në Mars. Nuk ka informacione të mëtejshme se kush i nisi gjërat, por ne po vëmë bast se ndoshta jemi ne dhe jo marsianët. Ne nuk jemi speciet më miqësore, le të përballemi me fakte.

    3797: Fundi i botës – Pjesa I

    Toka nuk do të jetë më në gjendje të mbështesë jetën, që do të thotë se njerëzit që i kanë mbijetuar luftës marsiane do të duhet të lirojnë Tokën sepse ajo është bërë e pabanueshme.

    5079: Fundi i botës – Pjesa II (Për të vërtetë këtë herë)

    Fundi i gjithçkaje. Finalja e madhe. Bota merr fund.

    Ja ku e kemi.

    Siç u përmend më parë, jo shumë nga parashikimet që i atribuohen asaj mund të vërtetohen, dhe Vanga ishte larg nga e pagabueshme. Pra, merrni të gjitha këto me një grusht kripë.

    Ajo ia doli mirë, por parashikoi gjithashtu se një termocentral i madh bërthamor duhej të shpërthente vitin e kaluar dhe se Toka do të goditej nga një stuhi diellore shkatërruese… Kështu që ne i shmangëm ato katastrofa.

    Vlen gjithashtu të përmendet se kur bëhet fjalë për parashikimet për të ardhmen tonë, Vanga nuk është vetëm. Buletini i Shkencëtarëve Atomik njofton gjithashtu një vlerësim vjetor me Orën e tij të Fundit , i cili këtë vit ishte caktuar në 90 sekonda deri në mesnatë . Për të dytin vit radhazi. Është më afër mesnatës që ka qenë ndonjëherë në historinë e orës.

    Jo shumë qetësuese, apo jo?

    Gjithçka që mund të bëjmë tani është të shpresojmë se vizionet e Baba Vangës për fundin e botës janë të shtrembëruara, që më në fund të fokusohemi në atë që na bashkon në vend që të na ndajë. Dhe të mos mërzitni asnjë marsian, natyrisht.

    Në rast të dështimit, përgatituni për një tingull të tmerrshëm 2025.

    Kush është Baba Vanga?

    Për ju që nuk keni dëgjuar kurrë për të, Vangelia Pandeva Gushterova, e njohur gjerësisht si Baba Vanga ose “Nostradamus i Ballkanit”, ka lindur në vitin 1911 dhe kishte aftësi të supozuara profetike.

    E verbër që në fëmijëri, mjeshtrja bullgare me sa duket ishte në gjendje të shihte në të ardhmen, “fuqitë” që ajo ia atribuonte një tornadoje që e la të verbër. Këto aftësi fillimisht e sollën atë në vëmendjen e publikut në mes të Luftës së Dytë Botërore dhe individë si Cari bullgar Boris III dhe udhëheqësi sovjetik Leonid Brezhnev thuhet se e konsultuan personalisht.

    Ajo vdiq në vitin 1996 dhe që atëherë është bërë një figurë kulti mes besimtarëve të fallit – dhe, siç mund ta imagjinoni, teoricienëve të konspiracionit.

    Me sa duket, shumë nga parashikimet e saj janë realizuar shumë kohë pas vdekjes së saj. Për shembull, Baba Vanga thuhet se ka parathënë vdekjen e princeshës Diana, fundosjen e nëndetëses ruse Kursk dhe sulmet terroriste të 11 shtatorit. Ajo madje dyshohet se parashikoi vdekjen e saj më 11 gusht 1996 në moshën 85-vjeçare.

    Sigurisht, jo shumë nga parashikimet që i atribuohen asaj mund të vërtetohen, pasi ato bazohen në llogari të dorës së dytë. Skeptikët argumentojnë se vizionet e saj janë shumë të paqarta për t’u verifikuar ose hedhur poshtë. Për më tepër, analiza pas ngjarjeve mund t’i japë deklaratave një atmosferë saktësie, duke çuar në skeptikët që të mos i trajtojnë këto parashikime si largpamësi të vërtetë.

    Edhe pse mistika nuk është më, ajo bëri parashikime për çdo vit deri në vitin 5079.

  • H*rror në Spitalin e Durrësit: I vd*kuri vendoset në dhomë me pacientët e tjerë, tr*nditëse çfarë ndodh

    H*rror në Spitalin e Durrësit: I vd*kuri vendoset në dhomë me pacientët e tjerë, tr*nditëse çfarë ndodh

    Një denoncim shqetësues ka ardhur nga Spitali Rajonal i Durrësit, ku një familjar i një pacienti ka përshkruar një situatë tronditëse. Sipas dëshmisë, në një dhomë spitali ku ishte i shtruar gjyshi i denoncuesit, një pacient tjetër ndërroi jetë.

    Ndërsa kjo është një ngjarje e dhimbshme, ajo që ka tronditur më shumë familjarët është fakti se pacienti i ndjerë u la për më shumë se tre orë në dhomën e përbashkët, pa asnjë veprim nga stafi për ta larguar.

    Sipas denoncimit, pacientit që po jepte shpirt nuk iu ofrua ndihmë mjekësore në momentet e fundit. Edhe pasi ndërroi jetë, trupi i të ndjerit u mbulua dhe u la në dhomën ku ndodheshin pacientë të tjerë dhe vizitorët e tyre.

    Denoncuesi pyet nëse është normale që një person i vdekur të lihet në këtë mënyrë, duke krijuar një situatë traumatike për të gjithë ata që ishin të pranishëm në dhomë, përfshirë pacientët që marrin trajtim dhe familjarët e tyre.