Dy lëkundje sizmike në Shqipëri, tërmetet godasin sërish, ja epiqendrat

Dy lëkundje tërmeti janë ndjerë pasditen e sotme në territorin shqiptar, duke prekur si në veri ashtu edhe në jug të vendit.

Raportohet se lëkundjet e para me shkallë goditje 3.6 ballë janë ndjerë 12 kilometra larg Çorovodës në orën 17:26, me një thellësi prej 15 kilometrash.

Nga ana tjetër, në orën 17:29 lëkundje me forcë 3.1 ballë janë regjistruar në afërsi të Shkodrës, 14 kilometra në verilindje të qytetit.

Edhe në Shkodër thellësia e lëkundjes sizmike ka qenë 15 kilometra.