Durrësi është goditur nga moti i keq, me stuhira dhe shi të fortë që kanë vështirësuar qarkullimin e këmbësorëve dhe mjeteve.
Lundrimi detar është ndërprerë për anijet e peshkimit, ndërsa tragetet drejt Barit janë nisur me 8 orë vonesë për shkak të dallgëve që arrinin deri në 7 ballë.
Autoritetet parashikojnë përmirësim të situatës brenda 24 orësh në Adriatik, duke lehtësuar lundrimet.