Autoritetet japoneze kanë lëshuar një paralajmërim për cunami për ishujt e largët të Tokios pas një tërmeti me magnitudë 5.6 nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA (USGS).
Bëhet fjalë për ishujt Izu dhe Ogasawara, të cilët mund të goditen nga një cunami deri në një metër, sipas Agjencisë Meteorologjike Japoneze, e cila u bëri thirrje qytetarëve që të largohen urgjentisht nga brigjet.
“Dilni nga deti dhe largohuni shpejt nga zonat bregdetare”, tha agjencia.
Mbi pikën ku përplasen pllakat tektonike, në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrit” në Oqeanin Paqësor, Japonia është ndër vendet më aktive sizmike në botë.
Në arkipelagun me rreth 125 milionë banorë, çdo vit regjistrohen rreth 1500 tërmete, shumica prej të cilëve të vegjël.
【速報 JUST IN 】伊豆諸島と小笠原諸島に津波注意報https://t.co/rcM4ysDw3Q #nhk_news
— NHKニュース (@nhk_news) September 23, 2024