Nga e enjtja deri në fundin e kësaj jave, vendi ynë pritet të përfshihet nga reshje shiu dhe stuhi intensive.
Meterologia, Rezarta Xhakollari pohoi për RTSH-në se reshjet intensive do nisin nga Shkodra më pas do përfshijnë të gjithë vendin.
Sot në mesnatë presim që vendi të përfshihet nga reshjet e shiut dhe stuhi. Ditën e nesërme ( 13 shtator) një front i ftohtë do të sjellë reshje shiu deri në mesditë. Fillimisht reshjet do të përqendrohen në Shkodër, Lezhë e në kryeqytet e më pas do të shtrihen në të gjithë territorin. Parashikohet se gjatë fundjavës të kemi reshjet e para të borës në alpet e Shqipërisë”, tha Xhakollari.
Javën e ardhshme, temperaturat pritet të jenë normale, por gjatë gjithë muajit do ketë reshje shiu.
“Temperaturat nga 40 gradë C, në zonat verore, gjatë fundjavës nuk do të shkojnë më shumë se 12 gradë. Por edhe pjesa e bregdetit, termometri do të shënojë 19-20 gradë. Pra do të kemi një rënie me 15 gradë , krahasim me temperaturat që lamë”, tha Xhakollari.
Në përfundim, Xhakollari deklaron se kemi të bëjmë me një anomali atmosferike.