Stafi i emisionit “Aldo Morning Show”, në Tv Klan ka shkuar në Durrës për të vizituar Petrit Sulejmanin në shtëpinë e tij.
Ai është 75 vjeç, i ka humbur jetën gruaja para 6 vitesh dhe tani kërkon të ketë një njohje të re, sepse sipas tij është e vështirë jetesa vetëm.
Petriti ka bërë një prezantim të vetes, çfarë bën në përditshmërinë e tij dhe jetën që ka pasur dikur.
Petrit Sulejmani: Unë jam Petrit Sulejmani, jam 75 vjeç, para 6 viteve më ndërroi jetë gruaja dhe jam vetëm për gatime dhe për të gjitha. Kam qenë 40 vjet ekonomist furnizimi, furnitor domethënë. Kam tre vajza dhe i kam të shkëlqyeshme. Edhe ajo e Milanos merr 2 herë në ditë. Mori vesh këtë, mor babi është turp çfarë po bën. More babi i thash nuk po marr një vajzë të re për pisllëqe. Unë marr një të moshës sime për të më bërë një kafe, një shërbim dhe të jemi të sinqertë.
Dal në orën 9, takoj ndonjë shok më thërrasin të pi një kafe, alkoolin nuk e njoh, as cigaren. Në orën 1 ose qameti 2 i drekës kthehem në shtëpi. Kur nuk më thërret njeri për të dalë, bëj kafen. Pasdite nuk dal më, gatuaj, e shoh shtëpinë pis, megjithëse më kanë vënë pastruese, po meraku im, shtëpia duhet pastruar përditë.
Gruaja në radhë të parë të jetë e sinqertë, unë mos bëj tolerime, se defekti tek meshkujt është tolerimi, s’dinë të sillen dhe arrijnë këto që bëhen përditë. Bashkëjetesa ka diçka të mirë, do ta njohësh më mirë se janë të jetës këto. Nëse nuk ka kokë, për të jetuar, në qafë e pastë veten, unë nuk e mbaj asnjë sekondë.
Unë pasi u lirova nga ushtria, atëherë kanë qenë zakonet që nusen e kishe gati. Këto ishin në Durrës, vjehrrin veteran lufte dhe tre komunistë të tjerë, katër komunistë në shtëpi. I thanë të atit, ti mos bëj krushqi me këta se na dëmton, dhe ai i tha kur të rriten fëmijët tuaja komandoni. Marrëdhënien me gruan e kisha të shkëlqyer, e nxora në pension që 50 vjeç, para kohe, kemi kaluar shkëlqyeshëm.