Shi apo nxehtë, meteorologu zbulon si mbyllet muaji Gusht: Nga e mërkura dhe në vijim do..

Java nis me mot të qëndrueshëm dhe temperatura të larta sipas sinoptikanëve. Meteorologu Hakil Osmani tregoi se temperaturat gjatë ditëve në vijim do të arrijnë deri në 36 gradë.

Sipas parashikimeve të motit, nga e mërkura dhe në vijim, pritet të ketë një rënie të lehtë të temperaturave, ndërsa në fundjavë do të rriten sërish. Të enjten dhe të premten, pritet që të ketë edhe reshje në disa zona.

“Do të kemi maksimume deri në 38 gradë në zonën e ulët. Në vijën bregdetare do të kemi temperatura nga 33-36 gradë. Duke filluar nga e mërkura dhe në vijim, kemi rënie graduale të temperaturave me maksimume që të enjten dhe të premten 35 gradë ndërsa fundjava do të sjellë rritje të lehtë, me maksimume në rreth 36 gradë. Dhe pse kemi rënie, sërish temperaturat mbeten më të larta për muajin gusht.

Kushtet atmosferike të hënën do të ketë mbizotërim të motit të qëndrueshëm dhe pasditja sjell kalime vranësirash në zonat juglindore dhe jugore, ku herë pas here dhe rrebeshe. E marta dhe e mërkura do të jetë me mot të qëndrueshëm, me dominim të kthjellimeve. E enjtja dhe e premtja shton vranësirat në territor dhe në gjysmën lindore krijohet mundësia për reshje shiu. Fundjava ka sinjale që të sjellë përmirësim të motit“, tha meteorologu./abcnews.al