Para se të martohej, i ati i dha një letër. Ishte një letër amanet. Porosia ishte: Para se të mbyllesh me nusen natën e martesës, do i japësh këtë letër. Ti nuk duhet ta lexosh

Para se të martohej, i ati i dha një letër. Ishte një letër amanet. Porosia ishte: Para se të mbyllesh me nusen naten e marteses, do i japësh këtë letër. Ti nuk duhet ta lexosh…

Natën e martesës, atij iu kujtua porosia e babait. Para se të hyjë në dhomë tek e shoqja, ai mori letrën dhe ia dorëzoi. E shoqja, pasi e lexoi iu turr dhe pasi i dha një pëllëmbë të mirë në faqe i tha: Do të shkurorëzohemi tani! Dhe kështu ndodhi, ata u ndanë. Disa kohë më vonë, ai u martua me një vajzë tjetër, nga një shtresë e mesme. Natën e martesës i dorëzoi letrën, sipas porosisë së babait. E njëjta gjë ndodhi.

Një pëllëmbë të mirë fytyrës dhe kërkesa për shkurorëzim. “Eh ç’më gjeti belaja”, tha ky vllai. Kaluan disa kohë dhe sërish gjeti një vajzë të tretë, nga një rreth i njohur miqësie. Natën e martesës i tha: Para se të më gjykosh, lexoje një herë këtë letër pasi është amaneti i babait tim! E lexoi dhe dy lot iu shkëputën nga sytë. Këtë e pasoi pëllëmba dhe fjalët: Më shkurorëzo pa e zgjatur fare muhabetin. U ndanë.

U zu ngushtë nga e gjitha kjo. Hall të respektonte amanetin e babait, hall se deri tani e kishte ndarë nga tre gra. Vendosi të marrë aeroplanin dhe të nisej për udhëtim jashtë shtetit. Atje mund të gjente ndonjë vajzë, do i jepte letrën, nuk do e kuptonte dhe kështu do të martoheshin. Teksa udhëtonin në aeroplan, atij i erdhi një mendim:

T’ia jepte letrën stjuardesës që ta lexonte. Ajo do i tregonte se çfarë gjendej e shkruar aty. Ashtu bëri. “Më falni, por a mund të ma lexoni pak këtë letër?”, iu drejtua ai gjithë etikë stjuardesës. Ajo e lexoi, i rrodhën dy pika lot, i dha një pëllëmbë fytyrës dhe i tha: Më mirë hidhu nga aeroplani sesa të vazhdosh më tej! “Çfarë thuaj moj, dhe këtë kam mangut unë”, iu hakërrye.

Por në ato çaste, e rrëmbeu zemërimi. Mori letrën nga dora e stjuardesës, u drejtua nga dera anësore e aeroplanit, e hapi dhe u hodh. Teksa binte poshtë, mendimi që i erdhi në mendje ishte: E përse të mos e hap tani letrën? I mbaruar që i mbaruar jam, të paktën do të lexoj çfarë ka shkruar im atë, që ma nxiu jetën deri tani! Ashtu bëri. E hapi letrën. Por…

Me ta hapur, akoma pa lexuar as dhe fjalën e parë, letra i shpëtoi nga dora. Sigurisht që ai ndërroi jetë. Por u largua nga kjo botë me një brengë të madhe në zemër që nuk e lexoi dot letrën. Me brengë në zemër la dhe lexuesit e faqes mësimi, të cilët kurrë nuk e kuptuan çfarë ishte shkruar në letër. Nëse i bie ndokujt në dorë, është i lutur të bëjë një koment dhe të na tregojë çfarë ishte shkruar në letër…

Mësimi:
Kurioziteti i madh të harxhon kohë, të harxhon energji dhe nuk të shpie gjëkundi. Ky postim ishte më shumë për tu argëtuar, unë e lexova në një portal, më pëlqeu dhe vendosa ta ndaj me ju miq. Gjithsesi, ju lutem të mos e merni për ters, mos të më flisni rëndë, thjesht buzëqeshni dhe më uroni një ditë të mbarë…