Meteorologu Hakil Osmani në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “7pa5” në Vizion Plus ka bërë parashikimin e motit për fundjavën si dhe dy ditët e para të javës së ardhshme.
Sipas meteorologut fundjava do të mbizotërohet nga temepratura të larta të cilat në rang territori arrijnë në 40 gradë celcius. Gjithashtu do të kemi kalim vranësirash dhe reshje të pakta, të cilat do të prekin dhe Tiranën pjesërisht.
Në fundjavë do të kemi sërish temperatura të larta. Maksimumet do të jenë 39-40 gradë celcius në rang territori. Zona më e freskët mbetet sërish juglindja, qarku i Korçës. Sa i përket kushteve atmosferike, që në orët e mesditës së sotme vranësirat do të pësojnë zhvillime të përkohshme, duke bërë që në zonat lindore, përfshirë pjesërisht edhe qytetin e Tiranës të kemi reshje shiu. Edhe dita e shtunë pritet të ketë këto rebeshe afatshkurtra shiu. Ata që kanë vedosur të shkojnë drejt bregdetit të mos shqetësohen sepse do të kemi kalime të lehta vranësirash pasditeve, por jo reshje.
E hëna dhe e marta do të jenë nën mbizotërimin e intervaleve të orëve të gjata me diell. Sa i përket temperaturave ditën e hënë maksimumet luhaten rreth vlerës 39 gradë, ndërsa në zonat malore do të kemi jo më shumë se 38 gradë. Juglindja do të ketë maksimume rreth vlerave 34-35 gradë celcius. Dita e martë sjell një rritje temperaturash me 1 gradë.