Nuk ndodhte që nga viti 1990, vjen lajmi i rëndë për vendin tonë

Viti 2021 viti i pare qe nga 1990 qe ne vendin tone ka me pak lindje se vde kje

Advertisements

Sipas INSTAT në tre mujorin e parë të këtij viti kanë nderruar jete 3459 persona më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Po sipas raportit thuhet se në tre mujorin e parë të vitit për herë të para që nga viti 1990 në Shqipëri ka pasur më shumë vd ekje se sa lindje.

Advertisements

Tre muajit e parë të këtij viti kanë regjistruar numrin më të lartë të vd ekj eve që prej vitit 2011. Raporti i fundit i INSTAT për treguesit demografik thotë se humbjet e jetës nga janari në muajin mars janë rritur me 55.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Nga muaji janar deri në mars kur u regjistrua edhe numri më i lartë i vi kti mave si pasojë e pandemisë COVID-19, sipas të dhënave të INSTAT kanë hum bur jetën 9.657 qytetar, me një rritje prej 3.459 vdekje më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Numri më i lartë i v ikti mave është regjistruar në Tiranë me 2.701, ndjekur nga Fieri me 1.165 vdekje dhe më pas renditet Elbasani me 929 dhe Durrësi me 925 hum bje jete. Qarku me më pak humb je jete është Kukësi me vetëm 168 dhe është i vetmi që ka regjistruar 10 lindje më shumë se humbje jete në këtë tremujor të parë të këtij viti.

Këto të dhëna janë edhe më të rënda se ato të tremujorit të fundit të vitit 2020, kur u regjistruan 9,397 vdekje. Ndërkohë nga ana tjetër në muajit e parë të këtij viti është regjistruar edhe numri më i lartë i fataliteteve nga pa ndemia COVID-19, por sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë nga janari deri në 31 mars nuk e kanë fituar betejën me vir usin 1054 persona.

Ndërsa nga ana tjetër është ulur ndjeshëm edhe lindshmëria në vend. Sipas të njëjtit raport në tremujorin e parë 2021 kanë lindur 6.006 foshnja, duke shënuar një rënie me 5,4 % ose 120 lindje më pak se në tremujorin e parë 2020.

Për shkak të numrit të lartë të vdekjeve shtesa natyrore përveç Kukësit është negative në 11 qarqet e tjera dhe më e ulta që nga viti 1990. Në këtë periudhë të vitit shtesa natyrore është -3651 banorë, ndërsa në të njëjtën periudhë të 2020 ishte +11 banor.