Mbledhja maratonë e Partisë Demokratike zyrtare, e cila nisi në orën 18:00 dhe zgjati deri në orët e para të mëngjesit, është shoqëruar me debata të forta, sulme dhe kërcënime ndaj disa prej anëtarëve të Kryesisë.

Gazetari Osman Stafa raportoi për BalkanWeb se mbledhja e Kryesisë kishte synim riorganizimin e kësaj force politike.

Advertisements

“Gjatë gjithë kohës së mbledhjes ka pasur diskutime dhe qëndrime të ashpra. Bardhi, Tabaku dhe deputetë të tjerë kërkonin kohë për organizimi ne zgjedhjeve për kryetarin e PD-së, por shumica e të pranishmëve, jo deputetë vendosën që zgjedhjet të bëhen menjëherë dhe të jetë 29 korriku dita kur PD të procedojë me zgjedhjen e kryetarit.

Jashtë selisë së PD-së zyrtare ishin mbledhur një numër i pacaktuar personash që nuk kishin lidhje me kryesinë e PD, por mbështetës të Lulzim Bashës.

Advertisements

Nga ky grup janë hedhur ofendime ndaj deputetëve Bardhi dhe Korreshi. Të njëjtin fat kanë pasur dhe deputetë të tjerë, si Helidon Bushati, Bledjon Nallbati apo Lefter Gështenja, të cilët kanë dalë më pas dhe janë kërcënuar.

Këta persona që u larguan nga mbledhja u panë si persona jashtë linjës së asaj që u vendos në mbledhje dhe që nuk votuan për zgjedhjen e kryetarit të ri”, raportoi gazetari Stafa.

Advertisements

Ndërkohë që jashtë ambienteve të kryesisë, mbështetësit e Bashës iu kanë kërkuar llogari deputetëve “rebelë”, duke iu thënë “t’ju vijë turp”, “po na torturoni”, apo kërcënime të tipit “nëse shkoni te Berisha do ta keni pisk punën”.

“Lëvizja e Tabakut ishte e papritur, duke qenë se edhe në intervistat e saj nuk ka lënë të kuptohej se do të jepte dorëheqjen. Por e gjitha kjo u bë në momentin kur Kryesia mori vendim që të shkonte në zgjedhje për kryetar të PD

Kjo u pa si një lëvizje për t’i hapur rrugën Lulzim Bashës të rikthehej në krye të PD

Në video dëgjohen edhe kërcënimet, ata u kanë thënë deputetëve se nëse do të shkojnë tek Berisha do ta kenë pisk punën dhe se do të përballem me ta drejtpërdrejt. Ata kanë thënë se deputetët nuk duhet të kishin dalë nga mbledhje dhe se duhet të kishin votuar”, raportoi gazetari Stafa.

Ai tha se gjithashtu edhe gazetarët janë sulmuar.

“Sulmi u bë edhe ndaj medias, pasi edhe gazetarët ranë pjesë e këtij sulmi. Sot nuk është lajmëruar asnjë mbledhje e PD zyrtare. Tani mbetet për tu parë se cili do të jetë qëndrimi që do të mbajnë një pjesë e mirë e deputetëve që kanë qenë edhe kundër, të kësaj linje të zgjedhjeve të menjëhershme”, raportoi më tej Stafa.

Artikulli paraprakDua Lipa e pakënaqur me emrin e saj: E doja emrin Hannah, më “normal” dhe më “anglez”
Artikulli tjetërPlagosi gruan me thikë dhe u arratis, zbardhet dëshmia e autorit pasi u vetdorëzua në polici