Temperatura deri në 30 gradë, ja si pritet të jetë moti sot

Territori shqiptar vijon në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare gjatë orëve të paradites por pasditja sjell vranësira disi më të dukshme në territor duke gjeneruar reshje të pakta e të izoluara shiu në pjesën më të madhe të vëndit, përjashtuar vijën bregdetare ku vranësirat do të jenë të pranishme por nuk priten reshje. Në zonat malore priten mini-stuhi edhe breshëri. Orët e mbrëmjes do të largojnë vranësirat dhe shirat nga i gjithë territori i vendit.

Advertisements

ADVERTISING

Advertisements

Temperaturat e ajrit në do të rriten në mëngjes por mbeten të pandryshuara në mesditë duke rregjistruar vleren minimale në qytetin e Peshkopisë 11°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në Sarandë 30°C. Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Kosova

Vijon nën dominimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike; Republika e Kosovës duke bërë që; mengjesi te jete nën dominimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të larta ndërsa pasditja do të sjellë, vranësira dhe rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të Kosovës. Ndërsa orët e vona të mbrëmjes do të sjellin përmirësim gradual të kushteve të motit duke sjellë ndërpreje të reshjeve në të gjithë Republikën e Kosovës.

Maqedonia e Veriut

Si pasojë e zhvillimit të një qëndre e presionit të ulët atmosferik përkatësisht në Jugperëndim të Ballkanit do të diktojë kushtet e motit edhe në MV, ku pjesa e parë e ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësira të lehta ndërsa orët e pasdites do të dominohen nga vranësira dhe rrebeshe shiu, herë pas here në formë shtrëngate ndërsa mbrëmja dhe nata do të sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike si edhe ndërpreje të reshjeve.

Evropa

Pjesa më e madhe e kontinentit të Europës paraqitet nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, të cilat do të sjellin mot të kthjellët dhe temperatura të larta përkatësisht në; Skandinavi, Europën Qëndrore si edhe ishujt Britanikë ndërsa Europa Jugperëndimore, gadishulli i Ballkanit si edhe vendet e Lindjes do të kenë herë pas here vranësira konvektive duke gjeneruar rrebeshe shiu dhe mini-stuhi të forta ere.