Dy persona u vranë dhe pesë të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë gjatë një ceremonie diplomimi në një shkollë të mesme në Richmond, Virxhinia.

Viktimat janë një 18 vjeçar, i cili ishte maturant dhe babai i tij 36 vjeçar. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën, raportojnë mediat e huaja.

Advertisements

Një i dyshuar 19-vjeçar është marrë në paraburgim, sipas shefit të policisë së Richmond.

Ai tha se policia beson se autori i dyshuar njihte të paktën një nga viktimat. Policia vendase nuk ka dhënë ende informacione të detajishme që lidhen me motivin e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Advertisements

Mbikëqyrësi i Shkollave Publike në Richmond, Jason Kamras tha se sulmi ndodhi në atë që “supozohet të jetë një ditë e gëzueshme kur fëmijët dalin në skenë dhe marrin diplomën”.

Artikulli paraprakEuro dhe paundi në minimumin historik, ja me sa do të këmbehen monedhat e huaja në vendin tonë ditën e sotme
Artikulli tjetërJorida Tabaku jep dorëheqjen si nënkryetare e Partisë Demokratike