Policia e Shtetit ka realizuar kontrolle të befasishme në liqenin e Komanit, për rritjen e parametrave të sigurisë së jetës së turistëve dhe vizitorëve që frekuentojnë liqenin e Komanit.

Gjatë kontrollit, në kuadër të operacionit “Komani” u bllokuan 5 varka artizanale dhe ndëshkuar me masë administrative nga 10 000 lekë të rinj, secili nga drejtuesit e tyre.

Advertisements

Gjithashtu bëhet me dije se është bllokuar edhe një traget në pronësi të Gjin Gurit, u bë pasi gjatë verifikimeve të kryera është konstatuar se ky traget ishte i paregjistruar në organet tatimore, kishte punonjës te paregjistruar, si dhe mungonte leja e drejtimit për guidimin e tij.

Advertisements

Artikulli paraprakEksperti rrugor denoncon skandalin e madh: Po ndodh një akt terrorist!
Artikulli tjetërRikthehen përmbytjet në vendin fqinj, autoritetet dalin me paralajmërimin e fortë ndaj qytetarëve