Si nëpër filma në Vlorë/ E reja e lë “Range Rover-in” ndezur dhe hyn të blejë në market, ia vjedhin brenda sekondave. Policia kap autorin në autostradë

E la makinën ndezur dhe me bllokazh për të shkuar në market, fieraku vjedh makinën dhe largohet me shpejtësi.

Advertisements

Ngjarja ka ndodhur në lungomare Vlorë pranë një marketi.

Advertisements

Shoferja e makinës tip Range Rover kishte pak minuta që doli nga makina, e kur u kthye nuk e gjeti më mjetin.

Policia pas marrjes së informacionit është vënë menjëherë në ndjekje, ndërsa fal kamerave të sigurisë që gjendjen në qytet është mësuar itinerari i lëvizjes.

Policia ka mundur ta rrethojë e ta ndalojë të riun që vodhi makinën në autostradë, pranë fshatit Panaja.

Hajduti i makinës rezulton të jetë një i ri nga qyteti i Fierit. I moshës rreth 35 vjeç. A.Goxhaj, autori i vjedhjes rezulton me precedent të mëparshëm, teksa vetëm 3 ditë më parë ishte shoqëruar sërish në polici.

Reagimi i policisë ka qenë e menjëhershëm ndërsa autori është ndaluar dhe shoqëruar në komisariat.