Një ngjarje e rëndë tronditi Italinë këtë masjavë, ku protagonistë ishin dy shqiptarë. 52-vjeçari Petrit Gega vrau bashkëatdhetarin e tij Alfons Kola 33-vjeç.

Ngjarja ndodhi jashtë ambienteve të një lokali në Calcinato të Brescia-s, nën sytë e dëshmitarëve të shumtë.

Advertisements

Autori i vrasjes ka dhënë dëshminë etij para hetuesve italianë. Gega, i cili u arrestua pak kohë pas vrasjes, mësohet se ka dhënë versionin e tij të fakteve, megjithatë mediat italiane shkruajnë se detajet janë të rezervuara.

“Bëhet fjalë për një çështje delikate”, mësohet të jetë shprehur avokatja e 52-vjeçarit, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Advertisements

Gega dhe Kola ishin të dy nga fshati Kallmet i Vogël i Lezhës. Fqinj mes tyre, familjet kishin pasur raporte të mira dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë mbeten ende të paqarta.

52-vjeçari e goditi të riun disa herë me thikë buke dhe e la të gjakosur në mes të rrugës. 33-vjeçari u transportua me urgjencë në spital, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk arriti t’i mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë.

Advertisements

Artikulli paraprakNjë krijesë misterioze filmohet në ujë, ekspertët nuk dinë ta shpjegojnë (Video)
Artikulli tjetërTë papritura për portofolin e kësaj shenje, Horoskopi javor 5-11 qershor 2023: Kush duhet të përgatitet për konflikt