Vetëm pak ditë më parë u shënua një ngjarje e rëndë në një provincë në Breshia të Italisë, ku u ekzekutua një shqiptar 33-vjeçar.
Alfons Kola, 33-vjeçari është shqiptar i vrarë me thikë jashtë një lokali në Calcinato të Breshias.
Advertisements
Ngjarja ndodhi afër Breshias. Ai kishte mbërritur në spital në kushte të rënda dhe nuk mundi të mbijetonte, pavarësisht se i ishte nënshtruar një operacioni delikat.
Një person është në arrest për vrasjen. Bëhet fjalë për Petrit Gegën, 52 vjeç, bashkatdhetar i viktimës, që dyshohet se ishte sulmuesi i 30-vjeçarit dhe u ndalua nga karabinierët pasi ishte arratisur.
Advertisements
Mësohet se si viktima Alfons Kola ashtu edhe autori Petrit Gega janë nga fshati Kallmet Vogël i Lezhës.
Banesat e tyre në këtë fshat janë vetëm pak metra larg njëra-tjetrës.
Advertisements
Sipas banorëve familjet kanë pasur marrëdhënie shumë të mira me njëra-tjetrën dhe janë të tronditur nga kjo ngjarje.