Policia e Shtetit ka vijuar operacionin policor të koduar “Alpe të pastra”, të zhvilluar në Shkodër.
Bëhet me dije se në fazën e pestë të këtij opreracioni u angazhuan 40 forca policore dhe u përdorën 3 dronë, për kontrollin e territorit malor të disa fshatrave. Si rezultat i kontrolleve u gjetën dhe u asgjësuan në total 510 fidanë dhe 2760 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Advertisements
Sakaq, kujtojmë se në ditën e parë të kësaj faze, u asgjësuan 460 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në fshatin Lotaj, njësia adminstrative Shalë.
Në ditën e dytë të kësaj faze, u asgjësuan 2300 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, që u gjetën të kultivuara në territorin e fshatit Pepaj, njësia administrative Shosh, si dhe 510 fidanë të mbjellë në kubikë.
Advertisements
Ndërkohë dronët, në fshatin Lotaj, kanë zbuluar një grua që po kujdesej për bimët narkotike. Nga verifikimet e kryera u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e Age Martinaj 65 vjeçe. Vijon puna për kapjen e saj.
Advertisements