Publikohet fotoja e autorit të vrasjes së nënës në Përmet, Albi Muhollarit. I i riu i cili mbyti me qese plastmasi mbrëmjen e së shtunës nënën.

Zeniat Muhollari dhe djali kanë debatuar dhe më pas i riu 24-vjeçar ka vrarë të ëmën.

Advertisements

Pas ngjarjes, babai i Albit fajësoi doktorin që nuk e trajtoi djalin e tij për gjendjen psikologjike që kishte shfaqur këto kohë, ndonëse i kanë kërkuar ndihmë, teksa djali në dëshminë e tij, ka pranuar krimin e kryer duke shtuar se ajo që ka bërë është e pafalshme dhe se e meriton të ndëshkohet.

Advertisements

“Ishte një moment delikat, unë meritoj të ndëshkohem, është i pafalshëm”, mësohet se ka deklaruar Muhollari. 24-vjeçari mbaroi studimet në Amerikë për Inxhinieri Kompjuterike. Ai dyshohet se vuan nga probleme me depresionin.

Artikulli paraprakHoroskopi javor nga Paolo Fox,ja çfarë kanë parashikuar yjet gjatë datave 5-11 qershor
Artikulli tjetërGjendet i vdekur burri në hotel! Dyshimet e para