Është gjetur trupi i pajetë i 22-vjeçarit Valentin Nikolli që u mbyt në lumin Mat.

I riu u mbyt pasditen e së mërkurës në afërsi të Urës së Zogut.

Advertisements

Mësohet se 22-vjeçari kishte shkuar në lumë për të peshkuar bashke me shokët e tij.

Sipas policisë, dyshohet aksidentalisht ka rënë në lumë dhe e ka marrë rrjedha.

Advertisements

Kërkimet për gjetjen e trupit të tij nisën mbrëmjen e djeshme (31 maj) nga palombarët dhe forcat RENEA të ardhura nga Tirana.

Dhe palombarët arritën të gjejnë trupin e pajetë të Valentin Nikollit mëngjesin e sotëm.

Advertisements

Artikulli paraprakÇfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja me sa do të këmbehet sot euro dhe dollari
Artikulli tjetërHistoriku/ 1 Qershori, dita kur fëmijët gëzojnë në të gjithë botën