Kryeministri Edi Rama ka bërë nga Berati reagimin e parë pas arrestimit të ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

Ndërsa po falenderonte qytetarët për besimin e dhënë në 14 maj, rama kakomentuar edhe arrestimin e Dakos.

Advertisements

Sipas tij për herë të parë po goditen njerëz të lidhur me pushtetin.

“Duhet bërë durim edhe në luftën kundër korrupsionit, sepse kemi hyrë në një fazë të re, ku për herë të parë në histori po goditen njerëz të lidhur me pushtetin. Kjo nuk është e lehtë, sepse nuk ndjehesh mirë, kur shikon dikë që deri dje ka qenë krah teje dhe tani është krah prokurorit dhe gjykatësit.

Advertisements

Por edhe kur shikon që mund të përdoret forca e pushtetin për të bërë gjëra që nuk duhet.

Kurrë s’ka ndodhur më parë. Për këtë ne duhet të jemi krenarë për PS dhe kontributin që japim” tha Rama.

Advertisements

Artikulli paraprakGati prangat, SPAK lëshon urdhër-arreste për Vangjush Dakon dhe disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Durrësit
Artikulli tjetërOperacioni i SPAK në Durrës, ja ku gjendej Vangjush Dako kur u lëshua urdhër-arresti