SPAK ka urdhëruar sot arrestimin e ish-kreut të bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, i dyshuar për “Shpërdorim detyre”.
Nga burime jo zyrtare mësohet se zoti Dako ka qenë në kryeqytet në momentin kur për të është lëshuar urdhër-arresti, ndërkohë që në Durrës forcat operacionale vijojnë punën për arrestimin e tij dhe të të paktën 5 ish-zyrtarëve të Urbanistikës të kësaj bashkie.
Advertisements
Nuk dihet ende se për çfarë është pyetur Dako që ka bindur sot Prokurorinë e Posaçme të lëshojë urdhër arresti ndaj tij.
Dyshohet se çështja ka të bëjë me një ndërtim që ka pësuar dëmtime të rënda nga tërmeti. Por pavarësisht kësaj Dako ka dhënë leje dhe ndërtesa është legalizuar në kundërshtim me ligjin.
Advertisements