Disa prej ish-banorëve të “Big Brother VIP 2” kanë qenë mbrëmë të pranishëm në një event në Tiranë.

Në rrjetet sociale nuk kanë munguar postimet me njëri-tjetrin. Por Ronaldo Sharka si gjithmonë ka nisur me ngacmimet e tij.

Advertisements

Ai ka ndarë me ndjekësit një video ku shfaqen Jori Delli dhe Krist Aliaj. Ky i fundit po i thoshte diçka në vesh bukuroshes brune dhe gazetari e ngacmon.

“O Kristi, o tradhtar. Do të vrasi Dea Mishel”, dëgjohet të thotë Ronaldo, i cili bashkëngjitur me këtë video shkruan: “O Kristi tradhtar! T’a gjen Dea ty po he”.

Advertisements

Sharka përmendi pikërisht Dea Mishel, pasi kjo e fundit në disa postime në rrjetet sociale shprehej se ajo dhe Kristi janë në një marrëdhënie. Por më vonë, Dea sqaroi se ishte shaka dhe se ato janë thjesht miq dhe janë në marrëdhënie pune.

Artikulli paraprakGjykata lë në burg Fredi Belerin, lirohet Pandeli Kokaveshi
Artikulli tjetërAtentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, kush është personazhi i njohur i botës së krimit që do të paguante 300 mijë euro për të fshirë shenjat e ADN-së së Redjan Rrajës nga makina e autorëve