BUDAPEST – Një përshëndetje për tifozët e Romës duke mbajtur lotët, pasi foli me skuadrën në mesin e fushës pas humbjes me penallti ndaj Sevillas. E bëri Jose’ Mourinho, i cili më parë kishte ngushëlluar disa nga lojtarët që qanin me të madhe, si Roger Ibanez, Paulo Dybala dhe Edoardo Bove, të cilët trajneri i kapi edhe për dore.

Më pas Mourinho shkoi për të uruar edhe trajnerin e Sevillas, Jose’ Luis Mendilibar, i cili sot bëhet trajneri më i vjetër, me 62 vjeç e 79 ditë, që ka fituar Europa League.

Advertisements

Ndërkohë kjo ishte finalja e parë e humbur nga Jose Mourinho i cili më pare kishte fituar të pesta herët që kishte mundur të shkonte në finale.

Ajo që shpëtoi shumë njerëzve pas kësaj finalejej ishte fakti që Jose Mourinho nuk e mbajti medaljen e tij të vendit të dytë, jo vetëm në qafë por ja hodhi tifozëve duke refuzuaer kështu vendin e dytë, por nga ana tjetër një gjest i cili nuk do të kalojë pa u komentuar.

Advertisements

I pyetur se çfarë do të bëjë me të ardhmen e tij trajneri portugez u përgjigj: “Pushime, pushime si fillim, më pas….të shohim.”

Advertisements

Artikulli paraprakNuk pritej! Ja kush do ta zërë vendin e Ori Nebiajt në Top Channel
Artikulli tjetër”Ishte një baba shumë i mirë’/ Gjendet i pajetë në lumë trupi i shqiptarit në Itali. Emri