Lajm i trishtë/ Ndahet nga jeta aktori i njohur

Barry Newman, ylli i filmit kult legjendar të viteve 1970, “San Francisco: Zero Hour”, ka vdekur në moshën 92-vjeçare. Në fillim të viteve 1970, aktorit Barry Newman, iu desh vetëm një film, “Pika e zhdukjes”, për të bërë historinë.

Advertisements

Ende në vitet 1970, Newman përsëriti në televizion rolin e avokatit moral Tony Petrocelli që kishte luajtur në filmin “Avokati”. Dhe vërtet, ky serial, “Petrocelli” (1974-1976) i përket momenteve të mëdha të karrierës së tij. Është gjithashtu vepra e tij e vetme për të cilën u dallua. Ai madje u nominua për EMY dhe Golden Globes.

Advertisements

I lindur dhe i rritur në Boston, Massachusetts (7 nëntor 1930), Newman mori klasa aktrimi në kolegj me instruktorin e famshëm të aktrimit Lee Strasberg, i cili e frymëzoi atë të bëhej aktor. Pasi u diplomua nga Universiteti Brandeis dhe shërbeu në ushtri, Newman u transferua në Nju Jork për të studiuar me mësuesin e tij të vjetër. Kështu hyri në fushën e teatrit dhe më vonë në kinema e televizion.

Newman u tërhoq nga fusha e showbizit në vitin 2015. Filmi i tij i fundit është drama familjare “Raise Your Kids on Seltzer”, ndërsa ndër të paktët që ka xhiruar në 20 vitet e fundit është “The Englishman” i Steven Soderbergh