Së shpejti do të bëhet transplanti i veshkës në shërbimin e Nefrologjisë në QSUT.

Ndonëse ky projekt ka nisur para disa vitesh në bashkëpunim më një ekip mjekësh italianë, u arrit të kryhej vetëm një transplant pasi ky shërbim në QSUT nuk ofronte kushtet e përshtatshme.

Advertisements

Por tanimë vjen një lajm i mirë për pacientët me insuficiencë renale të theksuar pasi do të mund të kryejnë transplant në spitalin publik.

“Bëhet fjalë për të nisur me transplantin e veshkës, besojmë Brenda vitit do të nis transplanti në spitalet publike nga mjekët tanë me mbështetjen e mjekëve Italianë”-shprehet Arben Gjata.

Advertisements

Laboratori i ri dhe riknostruksioni i ambienteve në spitalet publike , sterilizimi i pajisjeve mjekësore do te bëjnë të mundur tashme që të kryhen dhe ndërhyrje të këtyre përmasave që deri më tani janë kryer jashtë Shqipërisë apo në spitale jopublike.

“Kërkon përpilimin e ligjit të veçantë futjen e Shqipërisë në bankën e transplanteve europiane dhe bindjen e popullatës që të dhurojë organet se bëhet fjalë për mëlçinë që merret nga donatorë të gjallë që kanë humbur jetën dhe që mund të dhurojnë organet”– shton Arben Gjata.

Advertisements

Transpalnit i veshkave deri më tani është mundësuare falë paketave spitalore ne spitale jopublike të financuara nga fondi i detyrueshëm i kujdesit shëndetësor.

Artikulli paraprakPAMJE TË RËNDA/ Momenti i nxjerrjes së trupit të Sibora Gaganit, ish-i dashuri e vrau dhe e treti me acid
Artikulli tjetër“I vuri zjarrin shtëpisë”/ DRAMA në familjen me dy fëmijë të sëmurë