“Ka ardhur furnizimi i ri te hyrja e burgut”, Artan Hoxha del me thirrje e papritur për “Visin” e cigareve

Gazetari Artan Hoxha ka bërë një tjetër reagim në rrjetet sociale në lidhje me zhvillimet e ‘nxehta’ në vendin tonë, ku në fokus ka arrestimin e Vangjush Dakos me urdhër të SPAK.

Advertisements

Në reagimin e tij, Hoxha ka rikthyer ‘skenën e famshme’ të burgosjes së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit, ku avokati i tij,

Advertisements

Maks Haxhia porosit ‘shoku’: “ O Viso, o Viso, coji dy paketa cigare aty”. Dhe duke marrë shkas nga kjo situatë Hoxha i bën thirrjen Visit se te hyrja e burgut ai që shet paketa me cigare ka marrë furnizim të ri për myshterinjtë e fundit.

“Visi, Visi, ai qe te shet dy paketa me cigare te hyrja burgut, paska marre furnizim te ri per myshterinjte e fundit…

Duket si Marlboro dreqi, por qenka Merhaba ”, shkruan Hoxha.