Qeveria e Shqipërisë ka shfuqizuar bordin e Transparencës. Lajmin e ka dhënë ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj në përfundim të mbledhjes.

“Me fillimin e krizës së çmimeve qeveria ngriti një Bord të Transparencës për kontrollin e çmimeve në tregun e hidrokarbureve.

Advertisements

Çmimet kanë pasur luhatje të mëdhaja dhe kanë qenë ndjeshëm.

Ne përcaktuam nëpërmjet një akti normativ disa marzhe fitime që nuk mund të ndryshonin

Advertisements

Gjatë tre mujorit të parë kemi ndjekur zhvillimet e tregut dhe themi që tregjet janë stabilizuar.

Bazuar edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese ne vendosëm të shfuqizojmë bordin”, tha Delina Ibrahimaj.

Advertisements

Artikulli paraprak“O Zot sa e bukur që je, krijesë kaq e veçantë”, ende pa nisur programi, Ronaldo Sharka dhe Jori përfundojnë në shtrat
Artikulli tjetërRënia e euros/ Qeveria merr masa lehtësuese, ja kategoritë e bizneseve që përfitojnë