E rëndë në shtetin fqinj! Babai polic harron në makinë foshnjën 11-muajshe, gjendet e vdekur disa orë më pas nga e ëma

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Romë, ku vajzë 11-muajshe u gjet e vdekur në një makinë të parkuar në zonën Ceçhignola .

Advertisements

Sipas hetuesve, vajza e vogël u la vetëm në makinë nga babai i saj, një karabinier , i cili duhej ta shoqëronte në kopsht.

Advertisements

Makina ishte e parkuar brenda kalasë ushtarake Ceçhignola, përballë Drejtorisë së Përgjithshme të Personelit Ushtarak (ku punon babai) dhe pranë një kopshti.

Kur nëna shkoi të merrte vajzën e vogël nga kopshti, i thanë se nuk ishte në klasë. Në atë moment gruaja do të kishte bërë zbulimin tragjik në parkingun ku ishte parkuar makina e burrit të saj.

Britmat e gruas tërhoqën vëmendjen e një kalimtari, i cili theu dritaren në përpjekje për ta ndihmuar. Personeli 118 u përpoq të kthente në jetë fëmijën, por ishte tepër vonë. Prindërit janë të dy në shok.