Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen San Basilio të Romës.

Një police është ekzekutuar në hyrje të një pallati dhe më pas autori është larguar në drejtim të paditur sipas mediave italiane.

Advertisements

Ende nuk janë të qarta rrethanat e kësaj ngjarje e nuk dihet nëse punonjësja e policisë ishte në ushtrimin e detyrës këtë paradite.

Lagjja San Basilio në periferi të Romës, njihet si një zonë problematike për trafik e shitje lëndësh narkotike si dhe e frekuentuar nga persona me precedetë penalë.

Advertisements

Në vendngjarje kanë ndërhyrë efektivët e policisë, të sinjalizuar nga disa persona që kishin dëgjuar të shtënat.

Trupi i pajetë është gjetur në hyrje të një pallati.

Advertisements

Sipas dëshmitarëve, autori ka qëlluar 3 herë në drejtim të viktimës.

Artikulli paraprakShokuese! Nxënësi shqiptar bën listën me emrat e shokëve të klasës që donte të vriste
Artikulli tjetërVendet që bëni mirë të mos i vizitoni kurrë! Mund të rrëmbeheni lehtësisht ose të bini pre e krimeve të ndryshme