Detaje të reja bëhen me dije nga pagosja me thikë në Korçë mbrëmjen e djeshme.

Mësohet se 46-vjeçari që plagosi bashkëshorteb, kishte nxjerrë fillimisht fëmijët jashtë banesës, para se të kryente aktin e rëndë.

Advertisements

Por pas ngjarjes ku mbeti e plagosur rëndë 38 vjeçarja në banesë ka hyrë vajza e madhe e tyre e cila më pas ka lajmëruar policinë.

Pasi Aleko Myrtollarit u arratis, policia ka shoqëruar në polici vajzën pë të dëshmuar për ngjarjen, ndërsa është vënë në kërkim të autorit.

Advertisements

Mësohet se çifti i bashkëshortëve sipas komshinjëve më hërët kishin jetuar në Tiranë dhe vetëm një muaj kanë që janë vendosur në Korçë në banesë me qira, ndërkohë bëhet me dije se origjina e tyre është nga fshati Porodinë.

Sipas dëshmive të fqinjëve jashtë kamerave, Aleko Myrtollari kishte ushtruar dhunë dhe më herët kundrejt bashkëshortes, pasi njihej si një person që konsumonte alkool.

Advertisements

Ndër të tjera, 46 vjeçari shkonte për punë sezonale në Gjermani.

Artikulli paraprakTragjike! Tifozi humb jetën në ndeshjen e futbollit
Artikulli tjetërVuan prej 12 vjetësh nga kanceri, Bujari: Mjekët e duan trupin tim për studime, bëj morfinë, duan të më presin këmbën(Video)