Ish-kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako u arrestua dy ditë më parë me akuzën e shpërdorimit të detyrës për dy dosje.

Sot doli në gjyq për masën e sigurisë. Por çfarë mendojnë ministrat dhe deputetët, majtas dhe djathtas për prangosjen e Dakos.

Advertisements

“Drejtësia të bëjë punën, nuk e komentojmë” u shpreh ministrja Evis Kushi. “Drejtësia mbi të gjitha, drejtësi e pavarur. Dako nuk ka qenë ndonjëherë kolegu im. Se s’kam qenë anëtar kryesie” tha deputeti Bujar Çela.

“Distancimi politik është i qartë. Përgjegjësia personale” tha deputeti Fadil Nasufi. “Kush ka gabuar duhet të paguajë. Jo për atë po për të gjithë” tha deputeti Dashamir Shehu.

Advertisements

Artikulli paraprak‘Të vdes unë kush më bën xhiro’! Nëna mburret me djalin e mitur që nget makinën (Video)
Artikulli tjetër4 ditë të vështira të Qershorit që mund tu kushtojnë shumë këtyre shenjave të Horoskopit