“Del Tahiri, hyn Gjushi”, Edi Paloka reagon për arrestimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit: Duhet të blinte edhe zgjedhjet e fundit, përpara se të shkonte “me pushime”

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar lidhur me arrestimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dakos.

Advertisements

WhatsApp Image 2023-06-06 at 19.22.04

Advertisements

Përmes 2 reagimeve në Facebook, Paloka shprehet se gjithçka është bërë me regji nga lartë, duke nxjerrë Saimir Tahirin nga Burgu dhe duke future Vangjush Dakon.

Paloka tha se Dako duhet të blinte edhe zgjedhjet e fundit në Durrës dhe pastaj të arrestohej, çka sipas tij, tregon gjendjen e drejtësisë në Shqipëri.

Postimi i parë i Palokës:

Nje jave pasi e kishin marre vesh dhe minjte e bodrumeve te bashkise Durres, u shpall arresti per Gjushin. Del Tahiri, hyn Gjushi. Sigurisht pas mbarimit te zgjedhjeve. Cdo gje me regji qendrore

Marreveshjet alla Rama me limonat e tij te shtrydhur vazhdojne po njesoj. Askush nga ata nuk hap gojen per Ramen dhe ky ju garanton daljen e shpejte nga burgu dhe sigurimin se milionat nuk ju a prek askush.

Gjushi madje duhej te blinte e manipulonte dhe zgjedhjet e fundit ne Durres perpara se te shkonte “me pushime”.

Kjo eshte drejtesia e reformuar.

Skenari: Edvin Rama

Regjia: Yuri Kim

Postimi i dytë i Palokës:

Sot ne shtepite e atyre qe do arrestohen, do behen dhe kontrolle banese.

Ne shtepine e Gjushit do gjejne vetem nje divan dhe nje bufe te kohes se enverit!

Ka nje jave qe Gjushi pregatitet per kete dite …