Ish-kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush DakO pas arrestimit, natën e parë e kaloi në qelinë e Bllokut të Sigurisë në kryeqytet. Pasi qëndroi për 5 orë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ai u transferua në këtë godinë, rreth orës 22:15 të mbrëmjes së të martës. Në cilësinë e të paraburgosurit, Dako do të qëndrojë në këto qeli deri kur të mbahet seanca gjyqësore.
Pranë policisë së Tiranës dhe Bllokut të Sigurisë nuk janë parë familjarë të tij, apo miq, përveç avokatit të tij. Petrit Ismaili, i cili ishte prezent kur iu komunikuan akuzat klientit të tij, e vizitoi edhe paraditen e të mërkurës. Avokati qëndroi për 3 orë me klientin e tij, por në dalje nuk pranoi të fliste për mediat. Gjatë kësaj kohe mësohet se Dako është njohur me dosjen voluminoze të Prokurorisë së Posaçme.
Advertisements
Sipas burimeve mësohet se Dako, përveç kërkesës për t’u takuar me avokatin, nuk ka bërë kërkesë tjetër. Atij i janë kryer kontrollet mjekësore që kanë rezultuar se gëzon shëndet të plotë.
Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 10 urdhër-arreste dhe 6 prej tyre janë ekzekutuar nga Policia e Shtetit. Konkretisht Vangjush Dako, Adrian Bulku, Adnand Tocilla, Meri Semini (Priftuli), Ferzilet Hajderi, dhe Fiqiri Fareuku./Klan News
Advertisements